Unë, Boko Harami që tremba logorenë që qahet në telefon te Yuri Kim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unë, Boko Harami që tremba logorenë që qahet në telefon te Yuri Kim

21:50 | 12/12/2020
në Kryesore
0

Nga Enkel Demi

Shkova në protestë së bashku me gocën time. Pra, tëpkë si profili i një ushtari të Boko Haram, së bashku me çikën time shkuam të këqyrnim frikën që ka zënë logorenë e pushtetit.

Ishim një grup rreth 100 vetë që ju vumë nga pas grupit të adoleshentëve. Ne ndaluam në kryqëzimin tek Katedralja Orthodokse “Ngjallja e Krishtit”. Kishte djem, vajza, familjarë, qytetarë të zakonshëm që po kundronin. Grupi i të rinjve vazhdoi vetëm, mori rrugën “Myslym Shyri” dhe ju drejtua drejtorisë së policisë. Këtë e kuptonim nga njolla e tymit, me të cilën i mbuloi policia. Ne ishim shumë larg për të parë më shumë detaje dhe po e ndiqnim protestën e tyre me telefon. Asnjë thirrje, asnjë provokim policëve, thjesht po kundronim. Dikush dha urdhër dhe ata befas dolën nga prapa Gjykatës dhe na u sulën. Hodhën gaz. Kishte plot prindër Boko Haram si unë me fëmijët. Një çift i ri Boko Haram po shtynte një karrocë, ku flinte një bebe.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Pse na sulmoi policia? Pse hodhi gaz?

Pa dyshim, që nuk mund të gjesh dot një shpjegim, perveçse të kuptosh frikën që ka pushtuar Edi Ramën. Në fakt, unë e di sa frikë ka ky njeri. E njoh atë shumë herët, mund të rrëfej madje me hollësi metamorfozën që ka pësuar në këto vite, por një gjë i ka mbetur e pandryshuar; frika. Prej saj, për t’u ndjerë i sigurtë është fshehur përherë pas banditëve, kriminelëve, të fortëve, ardvelinjve, gramoruçëve. Prej saj tani merr në telefon dhe i qahet zonjë Yuri Kim. I thotë se gjithë këtë zezë po ia bën Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha. Di të qajë kaq bukur sa me gjasë e prek, por nëse nuk ia del emocionalisht ai të përmend nderet, librin informal të pagës dhe qahet edhe për atë që po i qahet.

Yuri Kim pastaj nis e bën telefonata dhe kërkon paqen sociale. E gjora zonjë, e cila para do javësh u thoshte të rinjve që të merrnin fatin e tyre në dorë. Tani që ata e morën, u thotë: “Mos ma mërzisni Edin, se ashtu është një muhabet”.

Nuk di si do ia përkthejnë në anglisht, por këtë shqiptarët e quajnë: “Ça uji i ke dhënë gomarit?”. A quhet: “What water did you give the donkey?”.

Nejse, përkthyesit duhet të kenë punë më të ethshme për të bërë si anglishtimi i asaj letrës të vajzës 6 vjeçare që shkruajti ajo biba e dritares.

Prandaj, ne të Boko Haram, meqë na janë gërvishtur mushkritë nga gazi i policisë duket të qëndrojmë brenda ideologjisë tonë ekstremiste me këngën: “Doli hoxha në penxhere për me pa se kush ka vdek’…”.

Sa për kronikë makinën e kisha lënë te oborri i kishës, se prifti është integralist i Boko Haram.

Etiketa: adoleshenteBoko HaramiÇa uji i ke dhënë gomarit?edi ramaEnkel DemiKatedralja Orthodokse “Ngjallja e Krishtit”logorejarruga “Myslym Shyri”Unë Boko Harami që tremba logorenë që qahet në telefon te Yuri KimWhat water did you give the donkey?Yuri Kim

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
I riu shoqërohet nga forcat “Shqiponja”: Ku më çoni, jam 13 vjeç (film)

I riu shoqërohet nga forcat “Shqiponja”: Ku më çoni, jam 13 vjeç (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com