Çështja çame nuk është vetëm një çështje e të Drejtave të Njeriut, por duke pasur dhe këtë brenda, ajo është ende një çështje, që kullon gjak, sepse akoma janë të freskëta gjurmët e mijërave vrasjeve, përdhunimeve, grabitjeve të pasurive, shkatërrimeve të objekteve kulturore.
Thuhet kështu, sepse edhe sot, që kanë kaluar 72 vjet nga Gjyqi Farsë i Janinës, tingëllojnë qartë fjalët e Ministrit të Jashtëm Greeë, Kotzias, se nuk ka çështje çame, se ata bashkëpunuan me me okupatorin dhe nga frika u larguan bashkë me të. Pastaj ata janë dënuar edhe nga Gjykatat Greke.
Gjyqi i Janinës i 27 Majit te vitit 1946 dënoi në mungesë, mijera shqiptarë çamë me:
- Me burgim të përjetshëm.
- Me konfiskim të pasurisë.
- Me vdekje.
- Me moskthim ne vendin e lindjes, Çamëri.
Në gërmën “Ç” futem dhe unë 9 vjeçari i atëhershëm, (sot 84 vjeçar) dhe shumë fëmijë të asaj moshe, që të mos kthehemi më në Çamëri.
Fëmija 9 vjeçar, i dënuar nga një Gjyq Politik. Sa qesharake!!
Dënimi i këtyre njerëzve të pafajshëm u dha më 27 Maj 1946 kurse ekzekutimi i tyre ishte bërë në vitet 1944-1945.
Tamam si Gjyqet Komuniste të asaj kohe që më parë I vriteshin njerëzit në grupedhe pastaj mbushnin Procesverbalet.
Sa qesharake!
Për këto Gjyqe flet dhe një autor grekë pjesmarrës dhe ai në Luftën e Popullit Grekë kundër okupatorëve.
“Pas Çlirimit dhe me favorizimin e Gjykatave Reaksionare, të cilat dënonin njerës në bazë të të dhënave, muslimanët çamë u dënuan në mungesë me vdekje, konfiskim të pasurive dhe me ndalim për të mos u kthyer ne vendin e lindjes, të stërgjyshërve të tyre në Çamëri”. (Jani Sharra tek libri “Istoria Periohis tis Thesprotias” Athinë 1985. F. 673).
Akuzat e të dënuarve renditen më poshtë:
- Të pandehurit shqiptaroçam, shpallen fajtorë për veprimet e tyre, duke kryer krime ndaj grekëve, në bashkëpunim me okupatorët gjermanë.
- Shqiptaroçamët, si bashkëpunëtorë me nazistët gjermanë, morën pjesë në vrasjen e 49-të grekëve në 1943.
- Dërguan delegacion në Tiranë për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë.
- Dogjën depot e Ushqimit të Kutupit në Paramithi më 1943.
- Grabitën pasuritë e grekëve dhe me armë në dorë kaluan në fshatrat e Mangëlliçit, (Leftrohorë dhe Frarë) duke vrarë gra dhe fëmijë. Të gjitha akuza fallco.
Kopsitën disa Nene të Vendimit Nr. 344 dt. 27 Maj 1946, si Neni 1 paragrafët 4, 6, 7, 10 dhe Neni 6/45 i Ligjit 533, paragrafët 2, 57, 160, 287, 288 dhe shpallën fajtorë çamët e poshtëshënuar: (Për mundgesë vendi Lista e të dënuarve Çamë, nuk është e plotë).
- Mustafa Jasin
- Musa Rushit
- Qazim Bako
- Ibrahim Bako
- Abedin Mingo
- Shaban Rrapo
- Sali Ponopulan
- Hysen Bako
- Muhamet Bako
- Abedin Dino
- Shahin Nallbani
- Zeqo Taka
- Seit Taka
- Ibrahim Beu
- Sefer Ferik
- Sulo Mezan
- Rahim Nuri
- Tahir Bili
- Alush Dodi
- Feim Balo
- Osman Dino
- Esat Xhaferi
- Nuri Dino
- Hasan Dino
- Masar Dino
- Rexhep Dino
- Hamzo Rexhepi
- Jusuf Izet
- Mamo Habibi
- Isuf Musa
- Qemal Frashëri
- Refi Pronjo
- Fuat Frashëri
- Qerime Frashëri
- Hajredin Merxhushi
- Hasan Avdullah
- Riza Kali
- Tahir Abdullamin
- Abdullah Tahir Hima
- Gjyzel Veizi
- Lut Kano
- Afrim Berberi
- Kadri Menko
- Mahmut Menko
- Ahmet Jaho
- Sami Jaho
- Muharrem Pronjo
- Ali Hunda
- Muharrem Hunda
- Hysni Xhelili
- Abdullah Muhedini
- Tasin Muhedini
- Feti Kapoli
- Murat Xhelili
- Mustafa Salixhan
- Taho Nuri
- Qazim Manopullo
- Haki Manopullo
- Qazim Himi
- Ahmet Bollati
- Ibrahim Kati
- Avdullah Latifi
- Haki Latifi
- Xhevdet Manopullo
- Ahmet Manopullo
- Sulejman Merxhushi
- Zia Merxhushi
- Abedin Pronjo
- Mustafa Gaxiri
- Xhafer Salixhan
- Ithon Mingo
- Haxhi Mingo
- Ibrahim Dervishi
- Isuf Dervishi
- Isuf Dervishi
- Masar Beo
- Avdullah Mingo
- Sabri Maopullo
- Zeqir Hyseni
- Jaho Musa Rushit
- Haxhi Bajram Rushiri
- Osman Kaso
- Avni Merko
- Sefer Hima
- Xhemal Bejto
- Xhemal Pronjo
- Qazim Berberi
- Rexhep Kapoli
- Esat Pronjo
- Hasan Merxhushi
- Mehmet Abedin
- Abdullah Piri
- Irfan Tafil Gjergjaj
- Iliaz Qello
- Musa Berberi
- Ali Ruzhdi
- Qemal begati
- Rexhep Berberi
- Shefqet Latif
- Alush Avdulla
- Halil Dervishi
- Qemal Myftari
- Reshit Bako
- Nuri Nuri
- Rexhep Hunda
- Asim Dodi
- Muharrem Dodi
- Ibrahim Merxhushi
- Rexhep Dervishi
- Isa Dodi
- Tahir Dervishi
- Zenel Memko
- Elmaz Myftari
- Halit Dalip
- Ismail Abaz
- Haki Xhelili
- Omer Bilali
- Shaban Tare
- Musa Hoxha
- Gjyzel Spaho
- Iliaz Xhelali
- …………..
- ……………
Gjyqtari Sekretari
(Athanasios Galamis) (Evangjellos Angjerinos)
Të dënosh një popull të tërë dhe ta përzësh atë me dhunë, shkel me këmbë të Drejtat e Njeriut, që Greqia e ngre zërin në qiell kur “gjoja” po shkelen të Drejtat e Minoritetit grek në Shqipëri.
Kur i flet Kotziasit për çështjen Çame ai thotë se ata bashkëpunuan me okupatorin. Si mor zoti Kotzias të bashkëpunojë një popull i tërë me okupatorin! Si zoti Bushati e dëgjon këtë dhe hesht! Atëherë meqë ballistët bashkëpunuan me okupatorin, atëherë gjithë shqiptarët bashkëpunuan me të. Atëherë zoti Bushati ti mohon luftën Çlirimtare që bëri populli ynë kundër okupatorit!
Zoti Bushati, mos u bëj zëdhënës i politikës Greke, përgatitu të shkosh në takim dhe në rast se nuk di, konsultohu. Nuk duam më fjalë boshe që ja e ngritëm problemin, por ata nuk pranojnë. Këto përgjigjen ne i dimë, por duam të dimë se çfarë po bën politika shqiptare në këtë drejtim.
Kjo mbahet sekret dhe ne të moshuarit, të dënuar që në moshën 10 vjeçare (sot 84 vjeçar) do vdesim të dënuar, pa e parë dhe nje herë Parajsën Shqiptare, të shtrenjtën Çamëri.
(Siç thotë patrioti i nderuar Murat Toptani). Të dënosh një popull të tërë do të thotë të shkelësh ligjet për këto të drejta që ka nxjerrë Evropa pas Luftës dhe që u quajtën Fe kombëtare për çdo vend.
“Dëbimin e popujve nuk e njeh as Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, as Pakti Ndrëkombëtar për të Drejtat Civile.
Askush nuk mund të dëbohet me anë masash individuale ose kolektive nga territori i shtetit, shtetas i të cilit është”.
(Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut Neni 3.1 dhe Deklarata e OKB-së)
Politika Greke thotë që çamët ikën vetë dhe se ata nuk i përzuri njeri.
Në janar të vitit 1945 Formacioni politik i majtë në Greqi (EAM-i) pasi kishte pushtuar po thuaj gjysmën e territorit Grekë, në Luftën Civile midis EAM-it dhe EDRS-it, bëri një Marrëveshje me këtë formacion që, çamët, pas Masakrave, të ktheheshin në vatrat e tyre.
Po japim vendimin e Kësh. Përgj. të EAMT-it dërguar Këshillit të Prefekturës së Thesprotisë.
Këshilli i Përgj. i EAM-it në Janinë, më 28.01.1945 I dërgon Këshillit të Prefekturës së EAM-it të Thesprotisë, këtë shkresë me Nr. Prot, 39 në Paramithi:
“Ju njoftojmë vendimin e Kësh. Përgj. me qendër Janinë në lidhje me kthimin e familjeve came në shtëpitë e tyre. Duhet të merrni të gjitha masat për pritjen sa më të mirë nga elementi i krishterë, për t’u sistemuar në shtpitë e tyre dhe në përgjithësi për rregullimin e tyre dhe të bashkëjetese normale me grekërit. Me çamët e rikthyer të behet një sqarim i gjithanshëm?
Për Kësh. Panepirot të EAM-it
(Firma)
Ky dokument ndodhet në librin e autorit Grekë Vasil Krapsiti me titullin “I musilmani Camidhes tis Thesprotiaj”Athinë 1986 faqe 179.Autori grekë Krapsiti thotë se ishin çamët e krishterë që nuk pranuan çamët muslimanë!!
Marrëveshja e bë në janar të vitit 1945, por Mihal Bisha i dërgon një letër më 29 janar 1945 Koçi Xoxes “Që çamët nuk duhej të ktheheshin për këto arsye:
- Gjendja politike jo e qartë
- Shtëpitë janë djegur
- Gjendja e keqe ekonomike
- Grekët nuk i presin mirë akoma.
Këto ishin arsyet që delegaciaoni grek i ardhur në Tiranë, kërkoi një marrëveshje tjetër për kthimin e çamëve.
Ata propozuan që çamërit të kthehen pak nga pak dhe të përqëndrohen në zonën e Kallamasë.
Provuan për t’u kthyer Çamët e krahinës së Filatit.
Forcat Zevviste, që ishin grumbulluar në Korfus, shkarkuan në Filat gjithë potencialin e tyre dhe Masakra e dytë e Filatit që u bë mbi popullsinë e pafajshme came, ishte më tragjikë.
Me qindar kufoma u mbuluan në varre masive.
Ku ishin forcat e EAM-it! (Thotë Rexhep Plaku).
“EAM-i kishte në formacionet e tij 500 çamër, por Filatin e lanë me 100 vete.
(Letra e Rexho Plakut dërguar Shtabit të zonës së atë Operative).
Në këtë artikull, për Gjyqin Farsë të Janinës të vitit 1946, që do ta përkujtojmë çdo vit, këtë herë më nxiti më shumë përsëritja nga ana e Kotzias, shprehja shtesë e kohëve të fundit se Çamët janë dënuar nga Gjyqet Greke. Qe një Ministër i Jashëm I kohërave modern, të justifikojë masakrat kundër çamëve dhe përzënien e tyre enbllok, me një Gjyq të tillë të sajuar dhe farsë, qoftë ai që është por Ministër i Jashtëm nuk është.
Hiqet si modern, por është mosbesues dhe cinik.
Ai ngjan me ish Presidentin e Iranit Ahmadin Nexhat që kurrë nuk ka besuar se nazistët gjermanë kanë bërë masakra ndaj çifutëve. Ahmadin Nexhat nuk beson tek Masakrat ndaj çifutëve, nga urrejtja që ai ka ndaj tyre.
Po zoti Kotzias nga e ka? ……
Megjithatë dhimbja është tek ata që kanë humbur njerëzit e tyre, shtëpitë dhe katandinë e tyre, dhe jo tek zoti Kotzias.
Për mohuesit e ngjarjeve të vërteta, për mosbesuesit, më 2001, Kamboxhia mbasi kishte kaluar masakrat e Pol Polit dhe kishte njerëz që akoma nuk besonin në to, nxorri ligjin:
“Ai që nuk beson në Masakrat e Pol Polit, dënohet deri në 5 vjet burg”.
Politika Greke në data të tilla përkujtimore duhet të reflektojë pozitivisht.
Bëmat zerviste ndaj çamëve I tregojnë dhe vetë grekët.
“Këto ngjarje janë plotësisht të vërtëtuara, të kryqëzuara dhe të padiskutueshme. Këto ngjarje ndodhën para syve autoriteteve dhe me bekimin e tyre”.
(Jani Sharra tek “Istoria Perihois tis Thesprotias”, faqe 632).
Akuzat e Gjyqit Farsë të Janinës do të trajtohen më qartë në artikujt që do të botohen në vijim me rastin e Përkujtimores për Masakrat Zerviste ndaj popullit të Çamërisë, më 27 qershor 2018.
Këto akuza janë shpifje dhe sajesa të politikës Greke. Këto akuza bien poshte edhe nga vetë populli Grekë, që ne do t’i dokumentojmë. Këto akuza bien poshtë edhe nga Ndërkombëtarët.
Dhe në këto Masakra nuk do t’i quajmë ngjarje të së kaluarës, siç pretendon politika Greke, e cila sot i hedh poshtë, duke na akuzuar neve.
Vetëm Falja i çliron njerësit nga pluhuri pis i se kaluarës. Një shembull për këtë ka dhënë Gjermania Demokratike pas Luftës.
Willi Brandi ra në gjunjë në Poloni përpara Lapidarit të Holokaustit në nderim të çifutëve të zhdukur.
Dhe bota Demokratike mësoi shume nga ky xhest, kurse Greqia nuk kuptoi asgjë.
Kurse Ambasadori Gjerman në Shqipëri Hofman, në korrik 2014, kur shkoi në një përkujtimore në Borovë, tha:
“Nuk është e lehtë të vish në një vend, kur para disa viteve bashkëkombasit e tu, vranë 107 shqiptarë. Sot në Gjermani, zor se jetojnë njerëz që kanë marrë pjesë në këto masakra. Ne penalisht s’jemi fajtorë për këtë, por një gjerman ndjehet me turp, Na falni!”
Dhe një bashkëkombasi im, para disa vitesh më ka thënë:
“Në qoftëse do të ndodhnin më parë këto krime çnjerëzore, në një vend me të vërtetë demokratik, njerëzit e ndershëm do të pranonin publikisht, jo vetëm turpin për mosdënimin e këtij krimi, por edhe turpin për vonesën e dënimit.
Kurse Kotzias dhe Bushati bien dakort për shumë gjëra, por për Çamërinë JO.