Në Kinë, drejtori i laboratorit të akuzuar nga media amerikane si një burim i mundshëm i koronavirusit ka hedhur poshtë çdo përgjegjësi për shpërndarjen e virusit.
“Është e pamundur që virusi të vijë nga ne. Ne e dimë qartë se cilat lloje të kërkimeve janë realizuar në institut dhe si menaxhohen viruset dhe mostrat”, shtoi drejtori i këtij instituti, i cili ka një laborator P4, një strukturë e sigurisë së lartë që strehon llojet më të rrezikshme të viruseve të njohura, si Ebola.
Sipas Washington Post, ambasada e SHBA-së në Pekin, pas disa vizitave në institut, paralajmëroi autoritetet e ShBA-së në vitin 2018 për masa sigurie të pamjaftueshme në një laborator që studionte koronaviruset nga lakuriqët e natës.
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –
Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...







