“Turizmi shqiptar në koma”, Basha: Zero strategji mbështetëse nga qeveria – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Turizmi shqiptar në koma”, Basha: Zero strategji mbështetëse nga qeveria

16:56 | 01/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij me përfaqësues të shoqatave të Hoteleri-Turizmit, Tur Operatorëve dhe ekspertë të turizmit, ku në fokus të diskutimit ka qenë kriza ekonomike për shkak të pandemisë.

Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se është e trishtueshme të dëgjosh se pjesa më e madhe e operatorëve turistikë që operojnë në Shqipëri po shkon drejt mbylljes.

Sipas liderit të opozitës, operatorët kryesorë turistikë shprehën shqetësimin për mbylljen e kufijve për Shqipërinë, çfarë ka bërë që të anulohen edhe prenotimet e bëra për muajin korrik. Po ashtu ai theksoi se qeveria ka pasur zero strategji mbështetëse për këtë sektor.

Read more

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së –

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Reagimi i plotë i Bashës:
Problematikat e turizmit, si një nga sektorët e prekur më së shumti nga kriza ekonomike dhe pandemia, ishin temat qendrore për të cilat bashkëbisedova me drejtuesit e shoqatave kryesore të turizmit dhe hotelerisë në Shqipëri.
Me natyrën e mrekullueshme dhe mundësitë për ta bërë turizmin shqiptar konkurrues në rajon, është e trishtueshme të dëgjosh se pjesa më e madhe e operatorëve turistikë që operojnë në Shqipëri po shkon drejt mbylljes.
Problemeve të përvitshme të taksave të larta apo mungesës së infrastrukturës, këtë vit i është shtuar dhe pandemia. Operatorët kryesorë turistikë shprehën shqetësimin për mbylljen e kufijve për Shqipërinë, çfarë ka bërë që të anulohen edhe prenotimet e bëra për muajin korrik.

Zero strategji mbështetëse për këtë sektor nga qeveria, zero strategji dalëse nga pandemia. Kjo e ka bërë situatën edhe më të rëndë dhe që po vazhdon të rëndohet çdo ditë.
Ndonëse u premtua shtyrja e tatim-fitimit, operatorët thanë se në sistem vazhdojnë edhe kamatë-vonesat.
Shtyrja e kredive nuk u zbatua por ato u ristrukturuan. Marrja e kredive u bë e pamundur për shumë biznese edhe pse sipas tyre kreditë nuk janë zgjidhje, pasi shumë prej tyre kanë dhe kredi të tjera të marrë më herët dhe që në mungesë të punës e kanë të pamundur për t’i shlyer.
Kjo situatë duhet të marrë fund sa me shpejt sepse ndryshe, do të ketë efekt shkatërrimtar për ekonominë dhe papunësinë e në veçanti për mbi 200 mijë qytetarë, që sot e kanë të lidhur punën dhe mbijetesën direkt me sektorin e turizmit.
Asnjë zgjidhje nuk ka vlerë nëse nuk hartohet në bashkëpunim me të zotët e punës. Ne nuk premtojmë mrekulli, por një qeverisje normale, që dëgjon, dialogon dhe bashkëpunon. Për zgjidhje dhe politika të hartuara, duke dëgjuar sipërmarrjen dhe punëmarrësit dhe jo duke dëgjuar e punuar për 5 oligarkë.
Me një plan të qartë, me prioritete të mbështetura nga politika fiskale, investime dhe fonde, ne do ta shndërrojmë turizmin në gjenerator të madh të zhvillimit ekonomik dhe punësimit.
Ne do të vendosim taksën e sheshtë 9 % dhe do të heqim “taksën Rama” për karburantin. Do të vendosim moratorium 1 vjeçar për të gjitha inspektoriatet dhe do të ndërtojmë një kuadër ligjor me standarde europiane, për një model europian inspektimi, me zyrtarë që i shërbejnë ligjit dhe jo që sillen si bandë gjobëvënësish.
Paratë që sot mbushin xhepat e oligarkëve dhe qeveritarëve të lidhur me ta, do të shkojnë për investime dhe prioritete kombëtare që ndihmojnë ekonominë, punësimin dhe mirëqenien e të gjithë shqiptarëve.

Etiketa: ekspertë të turizmitHoteleri-TurizmiKryetari i Partisë DemokratikeLulzim BashaQeveria

Të Lidhura

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

nga 27
10:12 | 15/05/2026
0

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi një ditë më parë, rikthimin në burg të...

Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

nga 27
09:56 | 15/05/2026
0

SPAK ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës, të cilët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin,...

Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së –

Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së –

nga 27
09:46 | 15/05/2026
0

Legjislacioni shqiptar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe aksesi i tyre në drejtësi, edhe pse shpesh cilësohet si...

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

nga 27
08:53 | 15/05/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në autostradën Vlorë–Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ku...

Para
Ekonomia në ngërç, BSH një tjetër ulje të normës bazë

Situata gjatë pandemisë, Guvernatori Gent Sejko: Janë humbur 17 mijë vende pune, ekonomia varet nga kohëzgjatja e kësaj situate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –

10:12 | 15/05/2026
Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

09:56 | 15/05/2026
Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së –

Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së –

09:46 | 15/05/2026
Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –

08:53 | 15/05/2026
Terrorizoi Shkodrën, RENEA arreston 43-vjeçarin (Emri) –

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –

08:45 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –
  • Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –
  • Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së –
  • Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Autoboti me ujë përmbyset në kanal, plagoset një person –
  • Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të shumëkërkuarit Elson Reçi –
  • Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë janë më të pakënaqurit e Europës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri –
  • Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com