Tue kundrue pikturën e nji malsorje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tue kundrue pikturën e nji malsorje

21:10 | 29/10/2017
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Ilir Seci
Tue bubrrue online e gjeta këtë pikturë, autorin nuk e kishin shënue aty…”Grue me Veshjen Tradicionale të Malsisë së Gjakovës, (Tropojës)” – “Vesha e gjanë” si asht quejtë tanaherat…

“Vesha e Gjanë e Malsisë së Gjakovës – Tropojës
Nuk e gjeta autorin e kësaj pikture, por ai që e ka realizue këtë pikture e ka njoftë ma së miri subjektin. Ka ba nji ekzaminim etno-psikologjik të Malsores Tropojane, veshjes dhe personalitetit. Kqyreni shaminë e lulsë,(verdhë), shamia ka ngjyrën e Diellit që na jep jetën, “Të falem ty o Diell Zot” – thanshin në Malsi…Malsoret e kanë mbajtë atë shami deri në gjysë të kresë, asnjiherë mbi ballë, nji shenjë e qartë kundërshtie ndaj çdo kufizimi, gjysa e kresë del jashtë, me qitë në dokë floket si mendafshi, të ndame hijshëm permes. Këmisha e bardhë prej atlasi asht e qendisun plot lule e ornamente, zbukurimet dishmojne thellësine e botes shpirtnore, tana qendisë mjeshterisht me rrueza të imta, mangët e shkurta deri mbi brryla që ua lane vendin dorcave, mitani, rizat e qafshokja, pshtjellaki e shamia e pshtjellakit…çorapet e gjata e llastyket e holla… Çorapet e kesaj veshje janë art në veti, vetem kur imagjinon njeri sa koha asht dashte me punue në krrabza ato çorapë me tane ato zbukurime. Me krijue ato mozaike dhe ato figura duhet me pasë qenë bareshë malsore që ban krrabza gjithë ditën nëpër rudina e ograja, livadhe e shpatije, tuj ndie kangen e bylbylit dhe kalljen e fyellit te çobanit qe ia lëshon sytë lakmueshëm prej shpatit perballë. Duhet me pasë ndie kumtet e atij fyelli te dhezun qe shpreh dashnine ne ato kushte pamundësie… Ndersa poza në të cilën e ka paraqite ky piktor Malsoren asht art me veti, gjuha me te cilen flet poza e kesaj Malsorje, çdo element i qendrimit te saj asht thjesht mahnitës. E ka transmetue krejt personalitetin e Malsores. Shtatnaltë, me trupin e drejtë si gdheni i bjeshkës, Malsorja kqyr tanë krenari, jo krenari boshe por nji krenari e fisme, skofnjare e vetedijshme per vlerat e veta, krejni qe pasqyron boten e mbrendshme shpirtnore te saj. Asht e re, e bukur, Zoti ia ka falë të tana dhe ajo ka vndue doren në bel, tue sfidue boten … -“Qe ku jam, e mos u kjofsha falë!” Dorën e majte e ka të mbledhun gjyse-grusht, piktori e ka ba me qellim atë zgjedhje, asht e njajta mbledhje e grushtit si mblidhet dora në pranverë kur malsorja lëshon farën në tokën e posathyeme nga penda e qeve që i ndjek i shoqi. E pagabueshme kjo. Asht simbolika e vazhdimesise se jetes, malesorja shkëlzen si ajri plot oksigjen i Bjeshkeve. Kqyreni me vëmendje, shihet që ka peshue mbi kambën e djathte, aty e ka vendue peshën ma të madhe të trupit, vetëm ka preke pak token me kamben e shmajtë. Asht poza e famshme që studiuesit e quejnë Kontrapost. Pozë që vjen nga antikiteti dhe asht zgjedhë për me përshkrue nji figurë njerëzore qe asht ndejun në kambë, tue peshue me pjesën ma të madhe të trupit të vet mbi njanen kambë, në mënyrë që shpatullat dhe krahët me thye boshtin nga krysat dhe kambët. Kontraposti i jep pozës një pamje ma dinamike, fuqizon shume shprehinë tue i dhanë nji soj shkujdesje, nji soj lirshmënie që rrezaton nji shpërfillje magjike. Kamba që mban peshën e trupit njihet si kambë e angazhueme, ndërsa kamba që peshon lehtë, në majë të llastykes së hollë, nga studiuesit njihet si kamba e lirë. Kontraposti në këtë pozë asht perdore per me krijue iluzionin e kalimit nga e shkuemja në të ardhmen. Sepse Malsorja asht e pareshtun, nuk di ajo me ndejte në nji vend, asht gjallnike, asht e zoja, asht e kanune, gjithëherë përngut me ba diçka, gjitheherë tue krye nji pune. Ajo asht sojnikja, Zoja e Kullēs, falë saj i shoqi pret e përcjell miqtë ballëhaptë, sepse e din që sojnikja ia zbardh faqen në çdo vakt, kurdo ti vijne miq ajo ua ban sofrën gati. Malsorja kqyr pa droje, synin kokërr, nuk ka kurrnji drojë, nuk i druhet askujt, ne pozën e saj shquhet nje flakë guximi që magjeps. Prandaj tanë ata trima të permendun ndër shekuj janë lindun prej Nanash të tilla ..
Etiketa: Ilir Secimalsorepikture

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Homazhet për Adelën do të mbahen në kinemanë e vendlindjes së saj

Homazhet për Adelën do të mbahen në kinemanë e vendlindjes së saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:30 | 26/12/2025
Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë –

Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë –

23:16 | 26/12/2025
Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë –

Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë –

22:36 | 26/12/2025
Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe –

Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe –

22:04 | 26/12/2025
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos –

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos –

21:38 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
  • Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë –
  • Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë –
  • Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe –
  • “Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos –
  • pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
  • Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com