• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump do tërheqjen e trupave nga Siria

11:49 | 16/04/2018
në Bota
0

Shtëpia e Bardhë ka thënë se misioni i Shteteve të Bashkuara në Siri nuk ka ndryshuar, duke përsëritur qëndrimin e presidentit Donald Trump se dëshiron që trupat amerikane të kthehen në shtëpi “sa më shpejt që është e mundur”.

Këto deklarata vijnë pas sulmeve ajrore që Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kryen në Siri, në kundërpërgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik në Duma më 7 prill, ku u vranë dhjetëra persona.

Lexo edhe

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

Shuhet astrologia e mirënjohur

Sulmet ajrore ishin parë si sinjal të përfshirjes më të thellë të SHBA-së në konfliktin 7-vjeçar sirian.

Por, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders ka thënë se Trump “e ka bërë të qartë se ai dëshiron që forcat e SHBA-së të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Ne jemi të përkushtuar që të shkatërrojmë plotësisht grupin militant Shteti Islamik dhe të krijojmë kushte që ata të mos kthehen më”, ka thënë ajo përmes një deklarate.

“Prandaj, ne presim që aleatët tanë rajonalë dhe partnerët, të marrin përgjegjësi më të mëdha, si në aspektin ushtarak dhe atë financiar, për të siguruar rajonin”, ka thënë Sanders.

Komentet e Sanders vijnë pasi ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley ka thënë se SHBA nuk do të tërheqë trupat menjëherë, duke thënë se përfshirja e SHBA-së në Siri “nuk ka përfunduar”.

“Në një pikë, ne duam që të shohim trupat tanë të kthehen në shtëpi. Sigurisht ky është qëllimi. Por, janë tri gjëra që ne duhet të bëjmë atje. E para, presidenti Trump e ka bërë shumë të qartë se nuk mund të kemi përdorim të armëve kimik dhe ne do të vazhdojmë ta luftojmë këtë, në mënyrë që të mbrojmë interesat amerikane”.

“E dyta, ne duam të siguriohemi që ata ta kuptojnë se IS duhet të mposhtet dhe të shkatërrohet plotësisht, në atë mënyrë që ne të dijmë se e kemi stabilizuar rajonin. Kemi bërë përparim fantastik në këtë aspekt. Por, ne nuk do të ndalemi derisa të kemi larguar IS-in nga kjo zonë. E treta, ne duam të sigurohemi se ndikimi i Iranit nuk shpërndahet në këtë zonë. Ata vazhdojnë të shkaktojnë probleme përgjatë rajonit dhe ne duam të sigurohemi që kjo të ndalet. Presidenti u ka kërkuar aleatëve që të bëjnë më shumë kur vjen puna për Sirinë. Prandaj, të gjitha këto po bëhen në emër të kthimit të ushtrisë sonë në shtëpi”, ka thënë Haley.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë vjen pasi presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se ai e ka bindur Trumpin që të vazhdojë të jetë i përfshirë në Siri “për një periudhë të gjatë kohore”.

Macron ka thënë se “dhjetë ditë më parë, Presidenti Trump dëshironte të tërhiqej nga Siria. Ne e kemi bindur që të qëndrojë”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ai i SHBA-së, Donald Trump
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ai i SHBA-së, Donald Trump

Ai ka shtuar se Franca dëshiron të nisë një iniciativë diplomatike për Sirinë, ku do të përfshiheshin fuqitë Perëndimore, Rusia dhe Turqia.

Ndërkaq, Trump më 15 prill e ka informuar me shkrim Kongresin për vendimin e tij për të kryer sulme ajrore në Siri.

Sipas ligjeve në SHBA, presidenti duhet të mbajë të informuar Kongresin për veprime të tilla.

Trump u ka thënë ligjvënësve se ai ka vepruar për të “promovuar stabilitet në rajon, për të penguar përdorimin dhe përhapjen e armëve kimike dhe për të shmangur një përkeqësim të katastrofës humanitare në rajon”.

https://www.evropaelire.org/a/donald-trump-terheqja-e-trupave-nga-siria-/29169962.html

Etiketa: Donald TrumpFrancamanuel macronSiritrupa

Të Lidhura

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

nga 27
22:05 | 09/03/2023
0

Kina do të thellojë bashkëpunimin e saj me Rusinë në përpjekje për të sfiduar Shtetet e Bashkuara megjithë dënimin ndërkombëtar...

WhtasApp përditësohet me risinë origjinale

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

nga 27
20:13 | 09/03/2023
0

Rrjeti social i komunikimit WhatsApp mund të ndalohet së funksionuari në Mbretërinë e Bashkuar. Paralajmërimi është dhënë nga kreu i...

Futbolli shqiptar në zi, humb jetën talenti 16-vjeçar

Shuhet astrologia e mirënjohur

nga 27
20:07 | 09/03/2023
0

Astrologia më e famshme në  Britani, Meg Mistikja, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Parashikimet e astrologes janë ndjekur nga...

Mund të godasë Tokën pas 23 vitesh, NASA gjurmon asteroidin

nga 27
18:31 | 09/03/2023
0

NASA po gjurmon me kujdes një asteroid, i cili ka një “mundësi të vogël” të godasë Tokën saktësisht për Ditën...

Para
Ndrenika e Derhemi shpërthejnë ndaj Hervin Çulit: Ka lëpirë për 4 vjet e do lëpijë sërish

Ndrenika e Derhemi shpërthejnë ndaj Hervin Çulit: Ka lëpirë për 4 vjet e do lëpijë sërish

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Takimi Kurti, Escobar, Lajçak, ja 3 kërkesat që iu paraqitën Kosovës nga SHBA-BE –

Takimi Kurti, Escobar, Lajçak, ja 3 kërkesat që iu paraqitën Kosovës nga SHBA-BE –

23:25 | 05/06/2023
Plakja e popullsisë dhe ikja e të rinjve, grupmosha deri në 29 vjeç u tkurr me 40 mijë persona –

Plakja e popullsisë dhe ikja e të rinjve, grupmosha deri në 29 vjeç u tkurr me 40 mijë persona –

23:19 | 05/06/2023
Kurti do të ndajë Kosovën për të shpëtuar nga… –

Kurti do të ndajë Kosovën për të shpëtuar nga… –

23:14 | 05/06/2023
Analiza e specialistëve të BSH, ja rritja e çmimeve të pronave në zonat kryesore –

Analiza e specialistëve të BSH, ja rritja e çmimeve të pronave në zonat kryesore –

23:06 | 05/06/2023
Stuttgart i “tregon muskujt” Hamburgut, fiton duke siguruar qëndrimin në elitë –

Stuttgart i “tregon muskujt” Hamburgut, fiton duke siguruar qëndrimin në elitë –

22:52 | 05/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Takimi Kurti, Escobar, Lajçak, ja 3 kërkesat që iu paraqitën Kosovës nga SHBA-BE –
  • Plakja e popullsisë dhe ikja e të rinjve, grupmosha deri në 29 vjeç u tkurr me 40 mijë persona –
  • Kurti do të ndajë Kosovën për të shpëtuar nga… –
  • Analiza e specialistëve të BSH, ja rritja e çmimeve të pronave në zonat kryesore –
  • Stuttgart i “tregon muskujt” Hamburgut, fiton duke siguruar qëndrimin në elitë –
  • Ja pse është e rëndësishme që të hani ngadalë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Takimi Kurti, Escobar, Lajçak, ja 3 kërkesat që iu paraqitën Kosovës nga SHBA-BE –
  • Plakja e popullsisë dhe ikja e të rinjve, grupmosha deri në 29 vjeç u tkurr me 40 mijë persona –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com