Një nga zjarrfikësit e Tiranës duket se është dëshpëruar pasi misioni për të shpëtuar foshnjën 6-muajshe nga flakët, dështoi. Në foto, ai shihet se i lodhur nga tymi e lufta me flakët është mbështetur në një nga shtyllat e rrugës “Gani Domi” në Ali Dem ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë.
Zjarrfikësi bashkë me një kolegun e tij janë asfiksuar nga tymi. Pas mesnatës së kaluar, ata u futën në një shtëpi që mori flakë për të shpëtuar foshnjën dhe gjyshen që ndodheshin brenda. Bebja 6-muajshe u nxor me shenja jete, por mbylli sytë në spital.
Nga ana tjetër, e moshuara është jashtë rrezikut për jetën. Shkak besohet të jetë bërë shpërthimi i një bombole gazi, por hetimet nuk kanë përfunduar ende.