Gjatë ekzekutimit të operacionit të koduar si “Re Mida”, policia italiane ka vënë në pranga 17 persona. Ata akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet të organizuar kriminal, trafik drogë e armësh, ndërsa 1 persona është shpallur në kërkim.
Si pjesë e këtij grupi kriminal nën akuzë është edhe një shqiptarë Dorian Petoku, 33-vjeçar i arrestuar pak muaj më parë bashkë me 5 persona të tjerë për trafikimin e 644 kg kokainë që vinte nga Amerika Latinë drejt Italisë.
Gjatë operacionit të sotëm janë sekuestruar 100 kg kokainë, 143 kg hashash, një laborator droge, 20 armë zjarri, 6 kg eksploziv e 5 detonatorë.
Ky grup kriminal ushtronte aktivitetin e tij në qytetin e Romës me bazë në lagjen Montespaçato.