Torturat mbi çamët myslimanë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Torturat mbi çamët myslimanë

21:10 | 08/08/2017
në Uncategorized
0

Nga Nexhat Merxhushi

Nga të dhënat që sjell studiuesi Robert Elsie në librin “Shqiptarët çamë të Greqisë sipas dokumentave të panjohura  (Published, Tiranë 2012)”…Në vitet ’30 pati një përmirësim të marrëdhënieve midis çamëve shqiptarë dhe shtetit grek, veçanërisht gjatë vieteve të fundit të administartës së Kryeministrit Eleftherios Venizelos (1864-1936), por gjendja u përkeqësua dukshëm nga prilli 1936 me ardhjen në fuqi të qeverisë së diktatorit pro-fashist grek, Gjeneral Joannis Metaxas, me një program reaksionar dhe ksenofob.

Gjatë diktaturës së Joannis Metaxas (1871-1941), u morën masa të hapura shtypëse. Gjendja e popullsisë shqiptare të Çamërisë u rëndua më shumë. Kjo qeveri zbatoi një politikë diskriminimi të paparë. Vazhdoi kolonizimin me grekë, me qëllim ndryshimin e raporteve të popullsisë, si dhe ndërrimin e emrave shqip të vendbanimeve të shqiptarëve me emra grekë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Aplikoi një gjenocid të vërtetë, arrestime, internime, konfiskime të pasurisë. Ky program thellohej hap pas hapi, duke e bërë jetën e shqiptarëve të padurueshme. U ndalua përdorimi i gjuhës shqipe publikisht dhe privatisht dhe nuk u lejuan më libra dhe gazeta në gjuhën shqipe. Arsimi shqip kishte qenë rreptësisht i ndaluar në Çamëri që prej vitit 1913. Me pretekstin e kërkimit të armëve, policët rregullisht bastisën shtëpi shqiptare dhe rrahën banorët, shpesh duke i arrestuar pa shkak.

Edhe gjatë periudhave kur situata ishte më e qetë, shqiptarëve të Çamërisë iu dha të kuptohej se nuk ishin të mirëpritur në Greqi. Më 25 maj 1936, prefekti i Gjirokastrës i raporton Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë se grekët po bëjnë çdo lloj torturash mbi çamët myslimanë, dhe se: “…në këto ditët e fundit akuzojnë çamët se gjoja këtyre u janë dërguar një sasi armësh nga ana e Italisë dhe Shqipërisë në krahinat e Margëlliçit e gjetkë për të bërë kryengritje kundër grekëve. Autoritetet greke, këto keqpërdorime e tortura i bëjnë pse shqiptarët e Çamërisë kërkojnë shkolla shqipe…”.

Me 13 qershor 1936, Drejtoria e Shtypit, Tiranë, u drejtohet drejtorive të gazetave “Besa”, “Arbëria” dhe Vatra, duke u përcjellur një korrespondencë të ardhur nga Çamëria”…dhe një përkthim të fletores janinote “Ipirotikos Agon” nga të cilët, e para, tregon mizoritë që po u bëhen çamëve nga autoritetet greke dhe e dyta, për të qortuar autoritetet për masat e marra, pohon se në Çamëri nuk ka aspak çështje kryengritje dhe çamët, njerëz të urtë, nuk kërkojnë veç të lihen të qetë e të punojnë në tokat e tyre.

Njëkohësisht, u dërgohet edhe shkurtimi i deklaratës së Kryeministrit grek (J.Metaxas) bërë fletores “Aneksastitos” në të cilën vetë Kryeministri përgënjështron akuzën që i bëhët çamëve  (për armët).

Më 19  nëntor 1936, Konsulli shqiptar në Athinë i shkruante Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë :

“..dy vjet më parë, autoritetet greke vinin njerëz të cilët sistematikisht vrisnin ata çamë patriotë shqiptarë që nuk i përuleshin propagandës së tyre. Tash e kanë ndërruar taktikën: i shkatërrojnë familjet çame duke i varfëruar me mënyra të tërthorta, si për shembull me pengime administrative të ndryshme, ashtu edhe me persekutime direkte me anë internimesh, bastisjesh nëpër shtëpi, rrahje, burgosje, frikësime, etj,”

(Fragment nga libri “Spastrimi etnik në Çamëri”)

 

Etiketa: çamëmyslimanëNexhat MerxhushiRobert Elsietortura

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Sigurimi i Shtetit/ Dëshmia tronditëse e spiunit grek për krimet, kontrabandën e kurvëritë brenda minoritetit

Sigurimi i Shtetit/ Dëshmia tronditëse e spiunit grek për krimet, kontrabandën e kurvëritë brenda minoritetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com