Topalli: Njerëzit e rremë e kanë kthyer PD në plaçkë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Topalli: Njerëzit e rremë e kanë kthyer PD në plaçkë

15:01 | 12/07/2017
në Shqiperi
0

Ish kreyparlamentrja Jozefina Topalli vijon akuzat ndaj kryedemokratit Basha.

Në një postim në profilin e saj ën Facebook Topalli shprehet se Basha ka marrë peng partinë.

Topalli komenton peticionin e demokratëve të Vlorës duke u shprehur se Partia Demokratike nuk është lista sekrete e anëtarësisë që menaxhon Basha.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Partia Demokratike janë demokratët me shpirt që kanë bërë historinë, demokratët që në Vlore e mbajtën gjallë PD-në edhe në kushtet e terrorit dhe që i njeh si te tille gjithë Vlora”, shprehet ajo duke shtuar se sa më shumë ta përbuzin peticionin, aq më fuqishëm do t’u bjerë në kokë njerëzve të rremë, që i kanë hipur në shpinë PD-së dhe e kanë kthyer ate në plaçkë.

Status i plotë i Jozefina Topallit

Ju që fshihni listat e antarësisë , mos përbuzni demokratet!

Demokratët nëpër Shqipëri kanë nisur një proces proteste për zgjedhjet fiktive të Lulzim Bashës për t’u pastruar kryetar. Një nga nismat e protestës është një peticion i çelur për nënshkrime, me të cilin po kërkohet anullimi i procedurës farse antistatutore.

Deri më sot Basha nuk ka reaguar për akuzën për shkeljen e statutit, për akuzen për pengmarrje dhe për grabitje të Partisë…ka reaguar (nëpërmjet vartësve në hierarkinë partiake) për njeren nga listat me nënshkrime demokratësh, atë të demokratëve të Vlorës. Ka ngritur zerin, sepse shumica e nënshkruesve të listës nuk qenkan në listat e anëtarësisë.

Une nuk i njoh firmëtarët e peticionit dhe nuk ka nevojë t’i njoh. Lëvizja për shpëtimin e PD-së është lëvizje në rritje. Si çdo lëvizje që përfshin dhe bën për vete njerëzit ajo do t’i ketë pranë edhe ata që shkojnë “pas berihajt”, sikurse do ketë me vete dhe ata që duan ta shfrytëzojnë për interesa meskine, apo ta sabotojnë. Prezenca e tyre nuk e zhbën lëvizjen, nuk e dobëson dot. Forca e lëvizjes qëndron tek e vërteta e saj, tek ideali që mbron, tek motivimi parimor.

Ndaj për Vlorën dhe me firmetarët e saj unë di të them jashtë çdo lloj dyshimi, se në Vlore demokratët refuzuan masivisht në zgjedhje “listën Basha”, si listë e shitur dhe aspak përfaqësuese. Pse nuk reagon Basha ndaj ketij fakti të pamohueshem? Përgjigjja është e thjeshte: kush nuk voton Bashën nuk mund të jetë “demokrat”. Demokratët Basha i heq nga lista e anëtarësisë dhe nuk ka nevojë të japë llogari para tyre. I heq nga lista dhe keshtu nuk i lë edhe ta dëmtojnë në zgjedhjet brenda partisë. Lista sekrete ia jep mundesinë të heqë dhe tëvejë, të shpallë “demokrat” ose “armik”, kë të doje, ke i lëpihet pas zverkut dhe kë i prish punë.

Një gjë harron Basha në këtë mes: Partia Demokratike nuk është lista sekrete e anëtarësisë që menaxhon Basha. Partia Demokratike janë demokratët me shpirt që kanë bërë historinë, demokratët që në Vlore e mbajtën gjallë PD-në edhe në kushtet e terrorit dhe që i njeh si te tille gjithë Vlora. Mos i përbuzni ata! Anëtarësinë ne PD ata e kanë fituar vetë, me mundin dhe sakrificën, me privacionet dhe gjakun që kanë derdhur për PD. Nuk ua hiqni dot as me lista të trukuara e sekrete, as me përbuzje e përçarje.

Peticioni i demokratëve bëhet në emër të PD-së dhe për mbrojtjen e saj nga rrënimi. Peticioni nuk mbulohet me shpifje, tallje ose përbuzje. Sa më shumë ta tallin apo përbuzin, aq më fuqishëm do t’u bjerë në kokë njerëzve të rremë, që i kanë hipur në shpinë PD-së dhe e kanë kthyer ate në plaçkë.

Etiketa: Jozefina TopalliLulzim BashaPDpeticionVlore

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Rama takon Zaev-in: Marrëdhëniet ndëretnike mes dy popujve, të shkruhen me vepra të prekshme (film)

Rama takon Zaev-in: Marrëdhëniet ndëretnike mes dy popujve, të shkruhen me vepra të prekshme (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hyn në fuqi indeksimi i akcizës, rriten çmimet e cigareve –

Hyn në fuqi indeksimi i akcizës, rriten çmimet e cigareve –

15:36 | 12/01/2026
Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka –

Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka –

15:16 | 12/01/2026
Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit –

Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit –

14:54 | 12/01/2026
Komunikimi me SHBA mbetet i hapur –

Komunikimi me SHBA mbetet i hapur –

14:26 | 12/01/2026
Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –

14:06 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Hyn në fuqi indeksimi i akcizës, rriten çmimet e cigareve –
  • Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka –
  • Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit –
  • Komunikimi me SHBA mbetet i hapur –
  • Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –
  • Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hyn në fuqi indeksimi i akcizës, rriten çmimet e cigareve –
  • Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com