Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Toka “përpin” pallatin 5 katësh në Durrës, mbetet sipër vetëm papafingoja (film)

Nga Media 0

Gazetarja e ABC News Ajgena Korbi është zhvendosur në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe më konkretisht në rrugën “Zef Serembe”. Duket e pabesueshme, por pas krahëve të gazetares ka qenë një pallat 5 katësh, i cili është rrafshuar dhe tani shihet vetëm papafingo.

Raportimi i gazetares: “Jam në këtë zonë në rrugën “Zef Serembe” në zonën e ish -Kënetës në Durrës. Pas krahëve të mi është një ndërtesë e rrënuar. Banorët më shpjeguan që kjo ka qenë një ndërtesë 5 katëshe. Siç e shikoni nga pamjet ka mbetur vetëm kati i fundit i papafingos. Banorët më thanë që familja që ka këtë shtëpi nuk banon këtu është jashtë. Duket e pabesueshme, unë vetëm kur u përballa dyshoja që kjo ishte një ndërtesë 5 katëshe. Ajo që dukshme është vetëm një papafingo”. /abcnews.al

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej