Tjetër vend i shpall “luftë” Rusisë nëse pushton Ukrainën

0
82

Australia është shteti i radhës që i del kundër Rusisë, nëse kjo e fundit tenton të pushtojë Ukrainën. Australia kanjoftuar se  do të kthehet në furnizuesen kryesore të Europës me gaz, kështu konfirmoi ministri i shtetit për Burimet Natyrore dhe Ujore, Keith Pitt. Ky vendim erdhi pasi SHBA-të diskutuan me aleatët evropianë për një mundësi tjetër të furnizimit me gaz, krahas atij rus.

Australia renditet në vendin e 27 për sa i përket rezervave të gazit natyror, ndërsa Rusia renditet e para në botë, duke poseduar rreth çerekun e të gjithë gazit të globit. Gjermanisë dhe shteteve të tjera të unionit që janë të varura nga gazi rus duhet të ristrukturojnë strategjitë e tyre në lidhje me Rusinë, teksa kontinenti evropian po përballet me dimrin e egër dhe një krizë të lartë energjetike.