Bushati u dorëhoq, ja kush e zëvëndëson si drejtues politik i PD në Shkodë

0
77

Pak minuta më parë  Heldin Bushati ka dhënë dorëheqjen si drejtues politik i PD në qarkun Shkodër. Nuk ka vonuar shumë dhe pas pak minutash PD ka dalë në një deklaratë ku tregon emrin që do të zërë vendin e  Bushatit. Në deklaratë thuhet se drejtuesi i ri në këtë qark do të jetë Enkeljed Alibeaj.

Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj”, thuhet në deklaratën e PD.

Ndërsa më tutje falënderohet Bushati për punën që ka bërë deri më tani dhe bëhet e qartë se PD do të marrë pjesë në këto zgjedhje të pjesshme e fortë dhe gati për t’u ringritur. “Duke falënderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë”, thuhet në deklaratë.