Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Tjetër përgjim i Bild/ Rama: Komisionerët i ke pas top e? Arben Keshi: Po me ata i kemi punët mirë…(film)

Nga 27.al 0

Gazeta prestigjoze “Bild” ka publikuar ditën e sotme një tjetër përgjim për blerjen e votave.

Por në ndryshim nga hera e kaluar, kësaj radhe në përgjime është edhe vetë kryeministri Edi Rama i cili është në një bisedë telefonike me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme.

BISEDA E PLOTË:

Arben Keshi:  Po shefi

Edi Rama: Hë mo, si duket?

Arben Keshi: po mirë, mirë, te pritshmëritë jemi

Edi Rama: E ke realizuar objektivin kështu?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre që po na thonë komisionerët, e kemi realizuar.

Rama: Ashtu ëëë….

Keshi: Them që po

Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione më thanë eeee?

Keshi: Po, deshen të më kapnin mua, po ajo ndodhi punë dy minutash, derisa shkova Brenda zyrave qëndrore, sepse po më prisnin në hotel  ku isha duke flejt.

Rama: E ca të bëjshin ty ata?

Keshi: Hic mo, ishin nja 50 veta. Thjesht mo këtë pjesën e presionit me të godit, kështu. Ai është legen, ai flamur noka është…

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka mo burrë

Keshi: Po jo mo, nuk është e thjeshtë. Po edhe ky djali Sokolo, vetëm sa më la mua…Ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Dhe e ndalën, nja 50 vetë. Jo se I bënë ndonjë gjë, sa e goditën, po ai iku e se kapën dot.

Edi Rama: hmm, më mirë kështu se ci do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi kapur objektivin apo jo?

Keshi: Këtu ku jam unë përgjegjës po. Mund të lëvizë më pak, ose më shumë, por sa na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët I ke pasur top eee?

Arben Keshi: Po po, I kam pas shumë të mirë.

Edi Rama: Kuptoj, mirë vllai

Arben Keshi: Inshallah, mirë falemnderit

Edi Rama: hajt ciao

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej