Paraditen e sotme flakët përfshinë një apartament në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë.
Ngjarja u regjistrua në katin e tretë të një pallati mesditën e sotme, ku shkak i rënies së zjarrit dyshohet se ka kenë qenë bombola e gazit.
Menjëherë tre mjete zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjer ndërsa u evakuuan edhe banorët e pallatit.
Flakët u vunë nën kontroll shumë shpejt duke lënë pas vetëm dëme materiale, dhe pa të dëmtuar në njerëz.