Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet.
Sipas policisë, një motoçikletë ka goditur një këmbësore, shtetasen B.P, rreth 52 vjeçe ndërsa nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe vetë drejtuesi V.Gj, 30 vjeç.
Të dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit dhe për fat të mirë nuk kanë asnjë rrezik për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.