Basha: Kryebashkiakët e rinj, një bandë kriminelësh e hajdutësh të Ramës për të vjedhur Shqipërinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Kryebashkiakët e rinj, një bandë kriminelësh e hajdutësh të Ramës për të vjedhur Shqipërinë

18:30 | 06/08/2019
në Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se vendimi për djegien e mandateve dhe protestat e saj ishin një nga arsyet kryesore të rritjes së besimit tek PD.

Basha sulmoi edhe kryebashkiakët e rinj duke i quajtur si bandë kriminelësh e hajdutësh të vendosur nga Rama për të vjedhur vendin.

Në takimin me strukturat e PD në Roskovec, Basha foli për djegien e mandateve duke e quajtur vendim të drejtë.

“Ne nuk mund të vazhdonim të ishim fasadë e maskaradës  ku vidhej nga mëngjesi deri në darkë buxheti i shtetit, ku përdorej parlamenti si leckë për të kaluar ligje vetëm për të vjedhur, si ligji për Teatrin apo ligji për Milot- Balldre dhe dhjetëra ligje të tjera. Dhe çfarë parlamenti! Një parlament i dalë, siç e di sot gjithë bota nga përgjimet e BILD, Deutsche Welle apo Zëri i Amerikës, jo nga vota e njerëzve, por me përfshirjen e drejtpërdrejtë të grupeve kriminale”, tha Basha

“Çdokush që ka iluzionin se me Edi Ramën në krye të qeverisë mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të ekzaminojë kujtesën dhe të shohë faktet: Shikoni pseudobashkiakët e rinj:

Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.

Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak trafikant në Itali dhe e rikandidoi.

Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.

Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.

Ragip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën,” tha Basha.

Sipas Bashës, largimi i Ramës është sot edhe më urgjent dhe jetik për vendin se para 30 Qershorit.

“Shqipëria ka mjaft pasuri natyrore, ka pyje, ka lumenj, ka ujë, ka det ka një pozitë gjeografike të jashtëzakonshme. Ne jemi një popull i vogël dhe me këto pasuri duhet të ishim të pasur dhe të lumtur. Por Hajduti Psiqik vendosi që këto pasuri t’i grabiste për vetë dhe për një grusht klientësh. Pasuritë minerale u janë dhënë për dy lekë oligarkëve dhe bandave të krimit. Pasuritë minerale dhe nafta mbanin dikur gjithë ekonominë dhe ushqenin gjithë Shqipërinë, kurse sot nga to nuk merren as taksa dhe asnjë përfitim për shqiptarët, por vetëm pasurim për oligarkët grabitqarë. Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ia ka dhënë dhuratë me vendime speciale oligarkëve, që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të privatizohet deti dhe bregdeti,” tha Basha.

Etiketa: kryebashkiakët e rinjKryetari i Partisë DemokratikeLulzim Bashaopozita

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Punimet në kabina, ndërpritet energjia në disa zona

Punimet në rrjet, OSHEE publikon zonat dhe oraret që do të hasin ndërprerje energjie elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB –

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB –

21:00 | 27/04/2026
Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB –

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB –

20:58 | 27/04/2026
Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr –

Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr –

20:32 | 27/04/2026
Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset tejpërtej me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI) –

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset tejpërtej me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI) –

19:56 | 27/04/2026
Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president –

Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president –

19:44 | 27/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB –
  • Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB –
  • Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr –
  • Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset tejpërtej me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI) –
  • Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president –
  • “Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB –
  • Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com