Policia e Tiranës ka arrestuar një 27 vjeçar pasi është përfshirë në një sherr në zonën e banesave sociale në Shkozë.
Në pranga ka rënë shtetasi Pal Prenga ndërsa u referuan materialet për shtetasin tjetër D.M 31 vjeç nga Tirana.
Gjatë një konflikti dy shtetaset janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin. Shtetasi Pal Prenga e ka kanosur për jetë me të bërtitura dhe me një armë tip “Shotgun” 31 vjeçarin, ndërsa shtetasi D. M. kishte një levë hekuri në dorë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma, 5 fishekë dhe leva e hekurit.