Është arrestuar në flagrance me 12.5 kg kanabis sativa një efektiv policie dhe bashkëpunëtori i tij.
Policia e Tiranës në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve ne Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me SH.Ç.B.A Tiranë, rezultonte se një punonjës policie merrej me shitjen e lëndëve narkotike kanabis sativa, dhe për ta transportuar lëndën narkotike përdorte automjet policie me qëllim shmangien e kontrolleve nga shërbimet e policisë gjatë transportit të drogës.
Shtetasit e arrestuar janë Dashamir Qershori, 44 vjeç, lindur në fshatin Picall, Komuna Petrelë, me detyrë Punonjës Policie (shofer në Departamentin e Shërbimeve të tretëve pranë Drejtorie se Policisë Shtetit) si dhe Elton Elezi, 29-vjeç, lindur në fshatin Gurrë e Vogël në Durrës.
Policia deklaron se aksion i koduar “Falko”është kryer sot në rrugën e “ Elbasanit” , Tiranë, afër rreth-rrotullimit të Sanatoriumit.