Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka arrestuar 49 vjeçarin Arben Ismaili, të shpallur në kërkim nga autoritet italiane. Ky shtetas ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në pritje të ekstradimit drejt shtetit Italian.
Shtetasi Arben Ismaili, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim nga Zyra Qëndrore e Interpol, në bazë të vendimit të datës 29.03.2016, e lëshuar nga Autoritetet Kompetente Italiane. Ismaili është dënuar me 8 vjet, 5 muaj dhe 29 ditë heqje lirie, për kryerjen e veprave penale, “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Sulm ndaj personit”, “Kanosje dhe ushtrim dhune dhe presioni psikologjik”, “Rrëmbim” dhe “Trafikim i qënieve njerëzore”.