Ndërsa Tirana është dekoruar që në nëntor për festat e fundvitit, në kryeqytetin kosovar janë rritur fondet.
Në dallim nga viti i shkuar, këtë herë Komuna e Prishtinës ka përcaktuar një buxhet më të lartë për dekorimin e shesheve për festat e fundvitit.
Këtë vit komuna ka shpërnndarë gjithsej 75 mijë euro vetëm për dekorimin e shesheve. E gjithë kjo sipas komunës së Prishtinës është bërë pasi është shtuar edhe sheshi “Adem Jashari”.