Tirana, qyteti pa trotuare, i pushtuar nga betoni

Duhet të lëçisni

Mesila Doda: Dalja me dy lista e opozitës rrit frikën e mazhorancës për humbjen e zgjedhjeve (Film)

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e ABC këtë të mërkurë ka folur në lidhje me denoncimin e fundit...

Tritan Kalo jep dorëheqjen nga Komiteti Teknik

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo këtë të enjte  ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Eksperteve. Mjeku bën me dije se ky Komitet është...

Eurostat: Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër i Europës

Zonat e Veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Europë, sipas një publikimi të fundit të prodhimit për frymë rajonal të Eurostat, me...

Basha në Kombinat: Rindërtimi do të drejtohet nga ekspertët më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të enjte është takuar me banorët dhe bizneset në Kombinat. Në komunikimin e tij me qytetarët Basha u...

Rama e Basha dy kryebashkiakët që i vodhën rrugën qytetarëve. Betonizimi si mallkim që po i ndjek pas kryeqytetasit edhe nën qeverisjen e Erjon Veliajt

E shihni këtë video?! Është një trotuar që nis në gjërësinë rreth 1 ose 2 metër dhe sa më shumë të ecësh, aq më shumë ngushtohet deri sa bëhet zero. Këtu mbaron trotuari dhe këmbësori është i detyruar të ecë në rrugën e makinës, atje ku përballë të vjen vetimthi  automjeti i radhës, sepse është në rrugën e vet dhe këmbësori s’mund të ankohet. Kështu janë shumica e rrugëve të Tiranës.

Ky filmim është realizuar nga 27.al në një prej rrugëve të kryeqytetit. Në shumë rrugë e rrugica të tjera të kryeqytetit janë realizuar fotografi, të cilat japin të njëjtën pamje, trotuare të shkurtra e të ngushta rreth 20 cm ose rrugë pa trotuare fare. Në shumë prej tyre ka copëra trotuaresh që të gënjejnë e nis të ecësh atje e pastaj vihesh me shpatulla në mure për të ecur pak metra drejt destinacionit…. Imagjinoni një mama me beben e saj në karrocë, e cila niset nga shtëpia për ta çuar në kopësht fëmijën e saj, apo për një shëtitje?!

tirana18Sa e lehtë është për të, të kalojë çdo ditë në këtë rrugë pa trotuar. Imagjinoni një të moshuar se çfarë beteje e përditshme i duhet për të kaluar nëpër rrugicën e banesës së tij. Nuk mund të diskutosh më pas që në këtë trotuar të kalojë një invalid me karrocën e tij. Në çdo lagje ka fëmijë, ka të moshuar, mund të ketë edhe invalid, por rrugët nuk i plotësojnë as minimumin e standardeve duke u bërë në shumicën e sipërfaqes së kryeqytetit të pakalueshme.

Si kjo rrugë që shfaqet në video pa trotuarë, janë shumica dërrmuese e rrugëve të Tiranës. Një qytet i pushtuar nga betoni, ku babëzia e ndërtuesve  ka shkuar deri atje sa i ka grabitur qytetarëve këmbësoret e tyre. Kjo babëzi lidhet pikërisht me ata që e drejtuan Tiranën këto 15 vitet e fundit.

Betonizimi i Tiranës ka nisur masivisht në mandatin e parë të kryebashkiakut Rama në vitin 2000-2011 dhe ka vazhduar deri tek kryebashkiaku Basha në mandatin 2011-2015. Edi Rama qëndroi për 11 vite në krye të Bashkisë së Tiranës, kohë kur ka ndodhur pjesa më e madhe e betonizimit. Ndërsa Lulzim Basha ka qëndruar katër vite në krye të kësaj bashkie duke kontribuar gjithashtu në betonizimin e Tiranës  dhe sjelljen deri në këtë formë të një qyteti me standarde të mjerueshme.

tirana 31Kryesisht Rama, por edhe Basha, i kanë dhuruar kryeqytetasve një vend praktikisht të pabanueshëm. Këta të dy që e drejtuan Tiranën 15 vjet i kanë hequr të drejtën qytetarëve të ecin në rrugën e tyre. Kur nuk mundën e as patën dëshirë t’i japin Tiranës minimumin, rrugën për të ecur, e pamundur të besojmë se këta dy liderë, në krye të dy partive të mëdha, do të mund t’i japin Shqipërisë rrugën e duhur drejt qytetërimit, drejt Bashkimit Europian, që vazhdojnë e premtojnë përditë.

Prej Qershorit të vitit 2015, në krye të bashkisë së Tiranës është Erion Veliaj. Ai ka premtuar se do bëjë çudira për Tiranën. Por një gjë është e sigurt se nuk ia kthen dot qytetarëve, sepse është e pushtuar nga betoni.  Nëse nuk vazhdon ta betonizojë akoma më shumë këtë qytet, do të jetë nderi më i madh që i bën qytetarëve.

tiran 1

tiran4

tirana2

tirana3

tirana5

tirana6

tirana10

tirana14

tirana13

tirana16

tirana17

tirana21

tirana24

tirana30

tirana34

tirana23

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Mesila Doda: Dalja me dy lista e opozitës rrit frikën e mazhorancës për humbjen e zgjedhjeve (Film)

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e ABC këtë të mërkurë ka folur në lidhje me denoncimin e fundit...

Tritan Kalo jep dorëheqjen nga Komiteti Teknik

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo këtë të enjte  ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Eksperteve. Mjeku bën me dije se ky Komitet është...

Eurostat: Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër i Europës

Zonat e Veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Europë, sipas një publikimi të fundit të prodhimit për frymë rajonal të Eurostat, me...

Basha në Kombinat: Rindërtimi do të drejtohet nga ekspertët më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të enjte është takuar me banorët dhe bizneset në Kombinat. Në komunikimin e tij me qytetarët Basha u...

Me pranga në duar, shoqërohet në KLGJ gjyqtarja Enkeleida Hoxha

Është shoqëruar këtë mëngjes për në Këshillin e Lartë Gjyqësor gjyqtarja e Krujës, Enekeleida Hoxha. Gjyqtarja Hoxha do të përballet sot me trupën e KLGJ,...