Tirana me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

17:50 | 14/03/2019
në Kryesore
0

Tirana renditet e 175-a nga 231 qytete kryesore në botë, për cilësinë e jetesës në 2019, sipas një indeksi tëpërvitshëm të kompanisë këshilluese Mercer, që e bën vlerësimin duke u bazuar në 39 kritere të ndryshme. Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria është përmirësuar me një vend, ndërsa mbetet e fundit, jo vetëm në rajon, por edhe në Europë.

Kryeson listën rajonale Zagrebi i 98, më pas Beogradi renditet i 139, Sarajeva e 156 (përmirësim me tre vende), Shkupi renditet i 161.

Qyteti më i mirë për të jetuar në botë vijon të jetë Vjena e Austrisë, e ndjekur nga Zyrihu në Zvicër, Mynih në Gjermani, Vancouver në Kanada, Auckland-Zelanda e Re, Düsseldorf-Gjermani, Frankfurt-Gjermani, Kopenhagen-Danimarkë, Gjeneva-Zvicër, Basel-Zvicër. Ka një mbizotërim të qyteteve europiane, që janë tre të parat në botë.

Read more

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Nga qytetet italiane, më i miri për të jetuar është Milano, në vend të 41, e ndjekur nga Roma (56), ndërsa nga greket, Athina në vend të 89.

Pesë qytetet më të këqija në botë janë Khartoum (Sudan); Port au Prince (Haiti); Sana’a (Yemen Arab Republic) Bangui (Central African Republic) dhe i fundit e mbyll listën Bagdati në Irak.

Vëzhgimi i Mercer është një nga më të plotët të llojit të tij në botë dhe kryhet çdo vit për t’u mundësuar kompanive multinacionale dhe organizatave të tjera që të kompensojnë punonjësit në mënyrë të drejtë kur i caktojnë ata në detyra ndërkombëtare. Përveç të dhënave të vlefshme për cilësinë e jetesës relative, studimi i Mercer jep vlerësim për më shumë se 450 qytete në mbarë botën; kjo renditje përfshin 231 nga këto qytete.

Mercer ofron renditjen e përvitshme mbarë botërore rreth standardeve të jetesës nga studimet më të fundit të “Worldwide Quality of Living Surveys”. Raportet individuale sigurohen për çdo qytet të vrojtuar ku përdoren indekset krahasuese të cilësisë së jetesës ndërmjet qytetit bazë dhe qytetit mikpritës, sikundër janë krahasimet me shumë qytete. Kushtet e jetesës janë analizuar në bazë të 39 faktorëve, grupuar në 10 kategori:

-mjedisi politik dhe shoqëror (stabiliteti politik, krimi, zbatimi i ligjit, etj.)

-mjedisi ekonomik (rregulloret e këmbimit të monedhës, shërbimet bankare)

-mjedisi socio-kulturor (disponueshmëria e medias dhe censura, kufizimet në lirinë personale)

-shërbimi mjekësor dhe shëndetësor (furnizimet mjekësore dhe shërbimet, sëmundjet ngjitëse, kanalizimi, hedhja e mbeturinave, ndotja e ajrit, etj.)

-shkollat dhe arsimi (standardet dhe disponueshmëria e shkollave ndërkombëtare)

-shërbimet publike dhe transporti (energjia elektrike, uji, transporti publik, bllokimet e trafikut, etj.)

-vendet për argëtim (restorante, teatro, kinema, qendra sportive dhe të kohës së lirë, etj.)

-mallrat e konsumit (disponueshmëria e artikujve ushqimorë/ artikuj të konsumit të përditshëm, makina, etj.)

-strehimi (strehimi me qira, pajisje shtëpiake, mobilie, shërbimet e mirëmbajtjes)

-mjedisi natyror (klima, regjistrime të fatkeqësive natyrore)

Këtë vit, Mercer siguron një renditje të veçantë për sigurinë personale, e cila analizon stabilitetin e brendshëm të qyteteve; nivelet e krimit; zbatimin e ligjit; kufizimet në lirinë personale; marrëdhëniet me vendet e tjera dhe lirinë e shtypit. Siguria personale është gur themeli i stabilitetit në çdo qytet, pa të cilin biznesi dhe talenti nuk mund të lulëzojnë. Këtë vit, Europa perëndimore dominon renditjen, me Luksemburgun e quajtur si qyteti më i sigurt në botë, e ndjekur nga Helsinki dhe qytetet zvicerane të Bazelit, Bernës dhe Zyrihut. Sipas renditjes së sigurisë personale të Mercerit në vitin 2019, Damasku renditet në vendin e 231 dhe Bangui në Republikën e Afrikës Qendrore shënoi vendin e dytë më të ulët në vendin e 230-të.

Apeli i qyteteve si një vend për të jetuar dhe punuar është një aspekt kyç i tërheqjes së talenteve, si dhe bizneseve globale dhe lokale, thekson raporti. Për të përmirësuar cilësinë e jetesës së një qyteti, Mercer sugjeron të adresohen pyetjet e mëposhtme:

-Si po e orienton qyteti rritjen dhe si po e promovon globalisht

-A është qyteti i ndërlidhur mirë me infrastrukturën e transportit dhe komunikacionit

-A krijon qyteti mjedise për të tërhequr talentet që të jetojnë aty

/monotor.al/
Etiketa: boteEuropeqytetShqiperiaTirana

Të Lidhura

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

nga 27
21:52 | 21/12/2025
0

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me...

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

nga 27
20:06 | 21/12/2025
0

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

nga 27
19:36 | 21/12/2025
0

Policia e Durrësit ka njoftuar zyrtarisht për incidentin e ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13,...

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

nga 27
19:10 | 21/12/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncon një vjedhje të rëndë shtetërore, duke deklaruar se shishe vere shumë të rralla dhe...

Para
Denoncoi grupin e fajdexhinjve, shoqërohet në polici ish-prefekti i Shkodrës

Denoncoi grupin e fajdexhinjve, shoqërohet në polici ish-prefekti i Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

21:52 | 21/12/2025
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025
Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

19:10 | 21/12/2025
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

18:02 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –
  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com