Tiki-taka shqiptare, kur Flamurtari dhuronte spektakël me Barcelonën (film)

Lexo edhe

Tiki-taka u njoh gjërësisht gjatë kohës ku Barcelona drejtohej nga Pep Guardiola. Një sistem që të habiste nga momenti në moment, ku pasimet e shpeshta “të dehnin”. Fillimisht ky sistem u krijua nga Johan Cruyff, ndërsa u përsos gjatë kohës së trajnerit aktual të Manchester Cityt. Por, ky sistem nuk e ka zanafillën as në Holandë dhe as në Spanjë, por në Shqipëri. Ishte Flamurtari i viteve 1985-1989 që dha leksionet e para të “tiki-taka”, me vlonjatët që konsiderohen si ekipi më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave.

Atë kohë, kuqezinjtë arritën deri në fazën e 1/16-ave në Kupat e Kupave, ku skualifikoi edhe një skuadër si Partizani i Beogradit, ndërsa u përball edhe me Barcelonën. Në katër takimet me ta, ky sistem ishte prezent në lojën e Flamurtarit, diçka që ka lënë përshtypje te kampi mik, të cilët e kanë implementuar në shkollat e tyre. Për më tepër ndiqni video.

 oranews/

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *