The latest trick

Duhet të lëçisni

Kurti: Do të ngremë padi ndaj krimeve të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar se do të ngrihet padia ndaj Serbisë për krime lufte. Gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, Kurti thotë...

U kapën me 1 kg kokainë në makinë, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për efektivin e RENEA-s dhe dy të tjerët

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg me afat 35 ditor” për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçi, që u kap...

Në kujtesë të Teatrit Kombëtar

Nga Flutura Açka  Kisha besuar se pas majit të vitit 2018, në jetën time nuk do të gjendej më kurrë ndonjë arsye për lot. Por të...

Vrasja e Endri Mustafës, reagon policia: U gjet i pajetë në breg të liqenit

Policia e Shtetit ka reagua lidhur me ekzekutimin e Endrit Mustafës në Shkodër. Sipas policisë viktima është gjetur sot rreth orës 09:00 në bregun e liqenit,...

Nga Tom Kuka

Në 11 janar 1986 ra borë. Për të parën herë shihja atë lloj bukurie para banesës tonë popullore. Unë jetoja në katin e parë dhe mbushja grushtat me atë miell të bardhë që flinte mbi parvaz. Ata që rrinin më sipër hidhnin gjyle nga lart. Nuk di pse prindërit nuk donin të na linin të dilnim jashtë. Ata i druheshin borës.

Ne nuk kishim një shesh për të luajtur, se na e kishte zënë një bunker i gjatë, strehimore, në rast se do të na sulmonin amerikanët nga qielli. Çunat e lagjes mundoheshin ta mbanin pastër, pasi atje brenda me raste vinte ndonjë kurvë dhe ndizte qiriun. Por, më së shumti qëllonte të flinte ndonjë endacak, i cili e dhiste para se të shkonte.

Strehimorja vinte e mysët dhe mu para dritares, ku bënte gjumin im atë, në “shpatin” e saj fëmijët ndërtuan një yll të kuq me copëza tullash dhe pluhurin e tyre. Sipër yllit qe shkruar “Enver”. Shaqiri, kryetari i Frontit na vuri me hall të madh që ta bënim sapo pati dhënë shpirt udhëheqësi. Në fakt, qe një punë që na zbaviti për vdekje. Nxorrëm prej shtëpive katruve, kaci, fshesa të vjetra, sita të shkyera dhe i hymë punës nga vakti i zhegut deri në mbrëmje, derisa e krymë. Shaqiri na vëzhgoi në çdo dekikë. Ndenji gjithë natën ulur mbi një kërçep për ta ruajtur. Që në pikë të agut ua tregoi nja dy kalecëve që çoç mbanin shënim në një bllok. Nuk di pse kjo punë e kishte bërë vrer tim atë. Murmuriste me vete dhe pështynte nga dritarja sa çelte dita. Nëna tutej nga ai që shante ndyrë.

Por, ja sot më 11 janar 1986 ylli qe zhdukur. Dëbora ishte bërë njësh me gjithçka. Baba ishte shend e verë.

– M’u kënaqën sytë o gruazo e Perëndisë!,- thoshte gjithë gaz dhe gjerbte një herë kupëzën e rakisë, një herë filxhanin me kafen turke. Qe nga ato 90 lekëshet, jo kafe dosido 60 lekëshe. Kaloi nja dy orë të mira në dritare, qëmtonte gjënë e bardhë, si ia kishte ënda ta thërriste. Unë me tim vëlla kërkonim të dilnim, por ai nuk donte.

– Prishni gjënë e bardhë e kushedi se ç’del pastaj…

Por, para nesh ia behu Shaqiri me kacinë që mblidhte hirin e shporetit. Zbuloi në fillim emrin “Enver”, më pas yllin me pesë kënde, fushën, ku ato shtriqeshin dhe në fund rrethimin e asaj që ne kishim ndërtuar. Im atë u çmerit. U bë njeri i lig. U deh dhe rrahu nënën. Ne dolëm jashtë dhe nisëm të zdërhalleshim në borë. Gjuanim sho-shoqin, rendinim, binim, bënim kollotumba. Pasdreke gjetëm copa kompesatash dhe rrëshkisnim mbi rruginën të mbuluar me akull. Më të rriturit ecnin me kujdes kapur pas murit, por qëllonte të binin me këmbë përpjetë e të përpëliteshin si peshq të saponxjerrë nga uji. Na dhimbnim brinjët nga të qeshurat dhe i tregonim me gisht.

Ajo qeshte me gjithë zemër krah meje, ndërsa varej mbi supet e mia. Qe dy herë më e madhe se unë në shtat, kishte flokë të dendur, ndërsa lëkura i lëshonte një erë ndjellëse që i bënte djemtë të mjaullinin si dacat e shkurtit. Pjeprat e saj loznin pa teklif me shpatullat e mia të ngushta që nuk qenë më shumë se një metër e gjysëm prej tokës. Ajo nuk skuqej prej meje.

– Të kam vëlla të vogël,- thoshte dhe rregullonte gjinjtë që nuk i bindeshin.

Mua më bëhej një lëmsh në grykë që më merrte frymën. Më përqafte, më merrte nën vete, më lëshonte dhe lëshohej, rendte mbi strehimore, lozte me djemtë e tjerë. Ata skuqeshin, i aviteshin, i mbanin erë dhe turreshin brenda në strehimore. Kur dilnin jashtë u merreshin mendtë dhe pastronin duart me borën e shkelur gjithandej.

Nga kati i fundit i banesës sonë vinte kënga e një saksi të ngjirur. Ajo ndali. Ngriti kryet…

– Kush e ka vënë këtë palo këngë?,- thërriti me sa kishte në kokë Shaqiri.

– Pidhi i satëmë!,- ju përgjigjëm në kor.

Ai nisi të na ndiqte dhe ne u shpërndamë bashkë me dritën. Terri u ul poshtë dhe bora u bë pis e zezë. Babai flinte në shtrat, ndërsa oda e tij kundërbonte erën e rakisë. Nëna bënte punë e thithte hundët të mbushura plot me ngashërimë. Unë mbaja vesh atë këngë, ku një zë i zvargur kishte hall mos ta ngucte më shumë atë grua që mund të ikte tutje.

***

Im atë vdiq në gusht, ditën e lindjes sime. Bënte nxehtë, ndërsa njerëzia hynte e dilte në atë brimë, ku jetonim ne. Njerëzit e saj kishin çelur edhe shtëpinë e tyre që të na ndihmonin. Ajo shpërndante kafe për ata që ngushëllonin. Kupëzat e rakisë nuk duhet të mbusheshin përplot, por në gjysëm. Ajo e dinte këtë, unë e dija këtë. Mbyllesha në banjo dhe tymosja duhan. Nuk e pija, por diçka duhet të bëja, meqë isha i mërzitur. Ata i binin derës, se atje ishte dhe këndi i gatimit. Përballë halesë alla turka qëndronte furnella e vajgurit.

– Tani e gjete?

Pastroja perden e tymit me dorë dhe dilja menjëherë.

– Ke pirë duhan?,- qahej tezja.

– Jo është tymi i ZUK-ut të druve.

– Ë hë, drutë… po, po drutë… do një dru ti!

Ditët që erdhën më pas qenë zjerrm. Gjindja rrinte me brekë nëpër shtëpi krejt të shqyera me dyer e dritare. Hynim e dilnim në brimat e sho-shoqit në kërkim të një pike uji të ftohtë. Ajo lidhte flokët dhe mbante një farë fustani të hollë me lule të dala boje që i ngjitej pas trupit prej djersëve. Nga lart nisi kënga e zvargët. Saksi mbushte të gjitha poret e ajrisë së flaktë.

– I ke veshur brekët apo ke vapë?

– Nuk ta them.

– M’i trego…

– Të kam si vëlla.

– Nuk dua të më kesh.

– Ashtu?

– Ja kështu.

Erdhi më puthi drejt e në buzë. Lagështia, e nxehta, fryma e saj më shkoi thellë në mushkri. Nuk di sa zgjati, por do të ketë vajtur moti. Më lëshoi dhe iku duke qeshur me të madhe. Nisi të këndojë me fjalë të sajuara gjoja si në anglisht, kurse saksi i vinte nga pas si dashnor.

Lëngova tre ditë në shtrat. Digjesha si furra e Fadilit, ku çonim tavat me speca të mbushur. Mollëzat m’u mbushën me puçra të kuqe, ndërsa më dhimbte fundi i barkut.

Dikur erdhi sërish në odën time të vuajtjes. Më pa drejt e në sy.

– Nuk je për këtë punë… je foshnje.

Unë u fyeva. Duhet t’i merrja hakën.

– Mirë, pra ti që merr vesh, pa më thuaj si quhet kjo këngë?

Zëri i Markut vinte nga dritaret e çelura, i ngrohtë si buka që sillej me kamion drejt e në shitore dhe ne e pickonim në të çarat e arkave.

– Është e imja, e hëngra unë,- thërrisnim me të madhe, ndërsa hanim ndonjë shpullë pas qafës nga punëtori i shkarkimit.

– Ku e di unë si quhet?

– Je pa lidhje… prapa botës je.

– Ma thuaj!

– Pse të ta them? Unë jam foshnje.

– Ma thuaj!,- më turret ajo.

Unë vura gishtin tregues tek buza ime dhe më qeshnin sytë. E dija mirë që më qeshnin sytë. Ajo ishte ndërdyshas. Pati nisur prapë saksi. Erdhi mbi mua dhe më puthi drejt e në buzë, gjatë sa moti. Ishim të dy qull nga zjarrmia. Dora ime i shtrëngonte belin. Gjintë e saj puthiteshin pas meje. Aroma e saj ma merrte frymën. Ajo më në fund shkëputet. Më pa drejt e në sy.

– The latest trick,- thashë unë.

– Sa kot,- thotë ajo.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Kurti: Do të ngremë padi ndaj krimeve të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar se do të ngrihet padia ndaj Serbisë për krime lufte. Gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, Kurti thotë...

U kapën me 1 kg kokainë në makinë, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për efektivin e RENEA-s dhe dy të tjerët

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg me afat 35 ditor” për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçi, që u kap...

Në kujtesë të Teatrit Kombëtar

Nga Flutura Açka  Kisha besuar se pas majit të vitit 2018, në jetën time nuk do të gjendej më kurrë ndonjë arsye për lot. Por të...

Vrasja e Endri Mustafës, reagon policia: U gjet i pajetë në breg të liqenit

Policia e Shtetit ka reagua lidhur me ekzekutimin e Endrit Mustafës në Shkodër. Sipas policisë viktima është gjetur sot rreth orës 09:00 në bregun e liqenit,...

Kush është viktima në Shkodër, i arrestuar më parë për grabitje e fajde, lidhja me vëllezërit Bilali

Viktima Endri Mustafa është një emër i njohur në qytetin e Shkodrës. Mustafa është arrestuar në vitin 2016 për grabitje e arsenal armësh së...