Presidenti i Kosovës, reagoi për deklaratat e ditës së kaluar të bëra nga qeveria dhe opozita shqiptare duke thënë se nuk pranon përshtjellime politike. Ndërsa ripërsëriti se vetëm me korrigjimin e kufijve, Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ne jemi shtete të pavarura dhe për marrëveshjen finale me Serbinë, do të vendos Prishtina zyrtare. Siç ne nuk pretendojmë të përzihemi në marrëveshjen e tyre me Greqinë – ne pranojmë çdo këshillë dhe sugjerim, por për çdo ngjyrim partiak ose për çfarëdo pështjellimi politik do të jenë kategorik të refuzuar. Nuk mund të ketë njohje reciproke pa përmbylljen e këtij procesi. Korrigjimi i kufirit i siguron Kosovës njohje direkte dhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Respektoj në plotni të drejtat e shqiptarëve në Preshevë dhe kërkesa e liderishipit drejtuar partive në Kosovë është e saktë dhe në përputhje me të drejtat e tyre legjitime”, tha Thaçi.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...







