Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur edhe një herë për propozimin e tij për korrigjim kufijsh. Në një postim në Twitter ai ka shkruar se propozimi i tij nuk ka të bëjë me ndarje, por me rregullim të kufijve.
“Propozimi im për një zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo ndarje në vija kufitare, por po në korrigimin e kufirit dhe njohje reciproke”, ka shkruar ai.
Ndërsa kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka theksuar sot se ndarja e Kosovës është një nga pretendimet e vjetra të Serbisë, të cilat kanë marrë fund një herë e përgjithmonë në vitin 1999.
“Kosova nuk ka asgjë për të dhënë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe integriteti territorial i saj është i pacenueshëm. Kosova do të hyj në OKB, NATO dhe BE me kufijtë e saj të pavarësisë”, ka thënë ai.