Tërmeti, gjithkush e ka një dëshirë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti, gjithkush e ka një dëshirë!

13:02 | 23/09/2019
në Opinion
0

Nga Lutfi Dervishi​

Të banosh në katin e 12 nuk përjeton frikë nga tërmeti. Eshtë diçka përtej frikës dhe ankthit. Mpirje. E megjithatë duhet të lëvizësh.

Nga këshillat e sizmologëve dhe veçanërisht të you tube-it pozicioni më i sigurtë për të kaluar goditjet vertikale dhe horizontale është tek dera ose poshtë tavolinës (nëse nuk e ke prej xhami). Dera është edhe kujtesë për t’ia mbathur një orë e më parë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Me ngut kap çantën e vogël, pastaj një çantë të madhe. Të gjithë në nxitim e sipër duam të marrim nga një çante me vetë dhe të ndalojmë pak para pasqyrës para se të dalim.

Një kushëri 18 vjeçar që ishte për fundjavë kërkon me ngut celularin, karikuesin, furcën e dhëmbëve dhe atletet. Pastaj kthehet sërish se ka harruar diçka të rëndësishme në dhomë. Nuk kam fuqi për të ngritur zërin. Dëgjohet vetëm mërmërima ime: të lutem….mes ulërimave që jehonin nga katet e mëposhtme.

Komshiu një kat më poshtë tregon xhentilesën e tij kretj të pazakontë në ditë tërmeti dhe na fton në ashensor- ejani se ka vend edhe për ju- tha. Vendi më i pakëshillueshëm për të lëvizur, sipas ekspertëve. Vijojmë zbritjen e shkallëve dhe për shkak se lëvizim me çanta – një pensioniste që ka dalë te dera thotë: sa mirë, po ikni! E paskeni shitur shtëpinë?!

Përpara nesh kërcen i lumtur një djalë 10 vjeç – “ Do Zoti është shembur shkolla”- thotë ai dhe nga lartësia me të cilin kërcen është krejt i bindur se të hënën e ka pushim.

Një biznesmen që ka në pronësi median dhe që ka në dorë vetëm kuletën dhe kapelën ka një dëshirë edhe më të madhe: i zhytur në kredi urimi i tij me gulçimeve është krejt i veçantë dhe nuk mund të jetë i vetmi në këtë qytet që ka këtë ëndërr: o bobo .. o Zot ishalla është shembur Banka….

Shoh vëngër kushëririn që u vonua për të dalë dhe i them: po të mos ishe vonuar tani do të kishim dalë nga pallati!

Në katin e 5 ndeshemi me F. Ai është në prag të pensionit,por inatin më të madh e ka me artistët e Teatrit Kombëtar që nuk ju mbushet mendja se qeveria do ta prish teatrin për të mirën e tyre. F më kap nga dora më sheh ngultas në bebe të syrit dhe me një zë përgjërues thotë: ti je gazetar, a ke dëgjuar gjë është i vërtetë është lajmi se është shembur ajo godina e vjetër e Teatrit?

Duke menduar se më e keqja mund të ndodhte nga momenti në moment, por edhe për t’i shpëtuar darës së dorës së tij i thashë:

Nuk ka më teatër….

Ahhh më kënaqe tani nuk e kam më frikë tërmetin tha, po futem brenda se mos e japin lajmet. Do të qeras me një kafe për këtë lajm të mirë që më dhe -tha dhe pushoi menjëherë kur dëgjoi zërin e plakës nga brenda: Eja se po e jep televizori tërmetin.

Në sheshin para pallatit duket se ka miting. Marr makinën për t’u larguar nga Tirana në drejtim të Durrësit. Por kthej mendje sapo shoh që epiqendra e tërmetit ishte në Durrës. Isha shumë kurioz për çfarë ishte kthyer kushëriri në dhomë…

Ai fut dorën në çantë sportive dhe pas pak më nxjerr “antidjersën’ Nivea.

“E mora kot- tha – se paska mbaruar!

Ndjej goditje në stomak dhe makina lëkundet lehtë. Edhe goma m’u desh tani. Ndaloj makinë dhe shoh që gomat ishin në rregull. Ishte goditja e dytë e tërmetit.

Shumë më e lehtë se goditja e parë, por jo më e lehtë se “goditja” që mora duke zbritur shkallët.

Etiketa: ankthLutfi DervishimpirjeTermet

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Mogherini: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, prioritet i BE për vitin 2018

Tërmetet/ Mogherini shpreh solidaritet me kryeministrin Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com