Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një i ri nga Tepelena sulmon të atin e tij me thikën e bukës.
Ngjarja ka ndodhur në një familje në Tepelenë, në lagjen “Demokracia”, ku Klaudio Baca në konflikt e sipër, pas një përplasje verbale me të atin, ka rrëmbyer thikën e bukës dhe e ka sulmuar.
Bëhet me dije se i ati i tij Luan Baca ka ngelur i plagosur në pjesën e dorës së majtë.
Menjëherë forcat e policisë së Tepelenës kanë shkuar në vendngjarje duke e izoluar dhe më pas arrestuar agresorin.