Një përleshje fizike ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në “Qytetin Studenti” mes policisë dhe një grupi studentësh. Sipas disa denoncimeve të mbërritura në redaksinë e JOQ studentët ishin duke protestuar për tarifat e larta dhe për këtë do të shkruanin në muret e konvikteve “Kushte si në Afrikë, tarifat si në Amerikë”.
Pas kësaj aty ka mbërritur policia, e cila është konfrontuar fizikisht me studentët. Por, më vonë situatat është tensionuar. Disa policë duket se i ndjekin studentët, edhe pse ata janë duke u larguar. Ata kërkojnë me ngulm shoqërimin e disa prej tyre në komisariat, por mesa duket studentët nuk e kanë lejuar.
Ata mundohen të shpëtojnë nga kapjet e policëve që duan t’i mbajnë me forcë.
Të ndodhur në këtë situatë, ata largohen të gjithë njëherazi, dhe bërtasin ndaj tyre: “Turp! Turp! Turp!”.