Tenderi abuziv me uniformat e policisë, çmimi u mbajt i njëjtë, por mungojnë 239 mijë kapele uniforma e këpucë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi abuziv me uniformat e policisë, çmimi u mbajt i njëjtë, por mungojnë 239 mijë kapele uniforma e këpucë

15:00 | 22/07/2021
në Kryesore
0

Detaje të reja janë zbuluar nga skandali me tenderin abuziv për uniformat e policisë së shtetit. Siç tregohet në dosjen e SPAK, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh, duke shkelur hapur standardet e garës.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i ABC, Ermal Vija theksohet se policisë i mungojnë 239 mijë njësi për artikuj. Konkretisht tenderi ishte rënë dakord për një sasi dorëzimi prej 726 mijë artikuj si kapelet, uniforma apo këpucë, por kjo nuk është zbatuar. Sipas rregullave tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Në dosjen e siguruar nga ABC theksohet se sipas të dhënave në dokumentet e vëna në dispozicion, të hetuarit rritën shumën e çmimeve për njësi për objektin kryesor të prokurimit nga 488.141 lekë në 621.011 lekë pa TVSH. Kjo rritje është bërë në shkelje të dispozitave ligjore, të cilat qartësisht përcaktojnë se specifikimet i takojnë Autoritetit Kontraktor në këtë rast Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, e cila nuk ka ndryshuar çmimin  duke përcaktuar se ajo është shuma fillestare 488 141 leke me fond limit  2 765 028 820 lekë.

Read more

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Sipas të dhënave në dokumentet pas këtyre ndryshimeve janë ruajtur 123 lloje artikujsh, por është ulur sasia e njësive, gjithsej  nga 72 6643 që ishte, sasia ka shkuar në 487 216 njësi, ose 23 9427 artikuj më pak, pa ndryshuar fondin limit, pra me të njëjtin fond rezulton se do blihen më pak artikuj duke shkaktuar qartësisht një dëm ekonomik.

Sipas SPAK, Edlira Naqellari dhe dy anëtarë të KVO, Fatmir Demneri dhe Mariglen Buzali, ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë tek anëtarët e tjerë të KVO gjatë procesit të vlerësimit të ofertave nëpërmjet raportit teknik të vënë në dispozicion.

Po ashtu, Firma pjesëmarrëse në prokurim  BOE, “D^E” SHPK, “Summer Conf s.rl”, Lovers s.r.l dhe “Yakupoglu Tesktil Ve Deri San Tic”, u shpall fitues në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik.

Etiketa: abcDrejtoria e Përgjithshme të PolicisëErmal VijaFatmir DemnerikapelëkepuceMariglen BuzaliMinistria e BrendshmeTenderi abuziv me uniformat e policisë çmimi u mbajt i njëjtë por mungojnë 239 mijë kapele uniforma e këpucëuniforma

Të Lidhura

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

nga 27
10:00 | 05/06/2026
0

Gazeta ekonomike ndërkombëtare, Financial Times i ka bërë jehonë protestave në vend. Gazeta shkruan se, projekti turistik luksoz prej 4...

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

nga 27
09:48 | 05/06/2026
0

Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, është sjellë i plagosur...

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
09:06 | 05/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Para
E konfirmon kompania amerikane: Vaksina kundër koronavirusit po funksionon

Studimi i ri/ Kjo vaksinë është më pak efektive ndaj varianteve të Covid-19

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

10:00 | 05/06/2026
Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

09:48 | 05/06/2026
Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –
  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –
  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com