Tenderi 1.5 milion euro i ushqimeve/ PD kallëzon në SPAK: 6 akuzat që rëndojnë mbi ministren Xhaçka – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi 1.5 milion euro i ushqimeve/ PD kallëzon në SPAK: 6 akuzat që rëndojnë mbi ministren Xhaçka

15:41 | 05/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në SPAK kallëzimin penal për Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçkën, në lidhje me tenderin 1.5 milion euro për ushqimet dhënë një kompanie maqedonase.

PD e akuzon Ministren e Mbrojtjes për 6 vepra penale, në të cilat janë Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funkisone publike.

Në kallëzimin e PD-së përfshihen edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria Eyrovia sh,p,k , me administratot Emir Shefiti dhe Xpert System me adminsitrator Renald Gova. Kallëzimi penal mban firmën e sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi.

“Kjo kompani, ka shtuar në objektin e veprimtarisë së saj ‘tregtimin e ushqimeve’  vetëm 6 ditë përpara se të shpallej tenderi. 1- Si e indetifikoi Ministria e Mbrojtjes kompaninë EUROVIA, që vetëm 6 ditë përpara tenderit kishte ndryshuar objektin e veprimtarisë, për t’i dërguar Ftesën për Ofertë në një tender pa garë dhe me negocim të drejtëpërdrejtë? 2- Çfarë ekperience kishte kjo kompani kompjuterash në tregun e shitjes së ushqimeve, që u përfshi në listën e kompanive që duhet t’i dërgohej Ftesa për Ofertë?”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PD.

Akuzat ndaj Olta Xhaçkës:

“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”.

Njoftimi i PD:

6 vepra penale në ngarkim të Olta Xhaçkës dhe kompanive pjesëmarrëse në tenderin e paracaktuar të ushqimeve. PD dorëzon në SPAK kallëzimin penal: Koordinim kriminal për vjedhjen dhe grabitjen e fondeve publike.

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për abuzimet me tenderin e paracaktuar të ushqimeve me vlerë 1.5 milion euro. Ndër personat e kallëzuar janë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria “EUROVIA” shpknj, me administrator Emir Shefiti dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., me administrator Renald Gova.

6 janë veprat penale të referuara në kallëzim, ku përfshihen “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”.

Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, thuhet se Ministria e Mbrojtjes duhet të argumentonte dhe të dokumentonte përzgjedhjen e kandidatëve që ka ftuar në këtë procedurë pa garë. Rezulton e provuar në dokumentet e tenderit, se ndryshe nga sa detyron ligji, mungon argumentimi se përse janë ftuar kompanitë e shpallura fituese “EUROVIA” shpknj dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., në kushtet ku asnjëra prej tyre nuk është e specializuar në fushën e objektit të prokurimit, por kanë bërë shtimin e objektit të veprimtarisë vetëm disa ditë përpara hapjes së procedurës së prokurimit.

Gjithashtu, në kallëzim evidentohet se kompania “EUROVIA” shpknj, nuk përmbush kriterin ligjor të eksperiencës së ngjashme ne fushën e furnizimit me produkte ushqimore në 3 vitet e fundit. “Kjo kompani, ka shtuar në objektin e veprimtarisë së saj “tregtimin e ushqimeve”, vetëm 6 ditë përpara se të shpallej tenderi dhe për pasojë nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. Në këtë rast, shkelja flagrante e ligjit faktohet nga përgjigja e dy pyetjeve të thjeshta:

1- Si e indetifikoi Ministria e Mbrojtjes kompaninë EUROVIA, që vetëm 6 ditë përpara tenderit kishte ndryshuar objektin e veprimtarisë, për t’i dërguar Ftesën për Ofertë në një tender pa garë dhe me negocim të drejtëpërdrejtë? 2- Çfarë ekperience kishte kjo kompani kompjuterash në tregun e shitjes së ushqimeve, që u përfshi në listën e kompanive që duhet t’i dërgohej Ftesa për Ofertë?” – thuhet në kallëzimin e PD.

Sipas kallëzimit të Partisë Demokratike, në rastin konkret jemi përpara veprimeve në kundërshtim me ligjin, për shkak se nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i është dërguar “Ftesë për Ofertë” kompanive që nuk janë të specializuara në ofrimin e këtyre mallrave dhe janë pranuar dhe marrë në dorëzim mallra dhe furnizime për të cilat këto subjekte nuk plotësonin kriteret ligjore për ti furnizuar. “Fakti që kompania EUROVIA ka ndërmarrë veprime konkrete për të qënë pjesë e këtij prokurimi, vetëm 6 ditë përpara se ky i fundit të shpallej, tregon që ata kane pasur informcion paraprak, si dhe kanë qënë ne dijeni që do të shpalleshin fitues, duke bashkëpunuar kështu me zyrtarët publikë”, – thuhet në kallzimin e PD.

Fakti që këto prokurime korruptive kryen në emër të nje pandemie të rendë që ka pllakosur globin e bën dhe më të rëndë koordinimin kriminal të këtyre shtetasve më qëllimin e vjedhjes dhe grabitjes të fondeve publike. Fakti që për 15 ditë nuk morën asnjë masë për t’u furnizuar me këto produkte, provon qëllimin kriminal për paracaktimin e fituesit të këtij tenderi.

92247389_219810769111558_3941779001239928832_n.jpg

92328149_2741179219474763_7092163686386630656_n.jpg

Etiketa: Ministrja e MbrojtjesOlta XhackaPartia DemokratikeSPAK

Të Lidhura

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

nga 27
23:33 | 02/06/2026
0

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

nga 27
23:09 | 02/06/2026
0

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për...

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Para
Një shqiptar preket nga koronavirusi vdekjeprurës

Tajvani, shteti më i suksesshmit në luftën ndaj koronavirusit, ja çfarë për ta parandaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

23:33 | 02/06/2026
Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com