Gjatë një raportimi Star News reportazhi i realizuar nga gazetarja Ilnisa Agolli në Derviçan të Dropullit vlerësohet si dokumentari i urrejtjes.
Tashmë në mediat e vendit fqinj dhe jo vetëm flitet për shpalljen non grata të gazetares. Dhe këtë fat e ka patur më parë kolegu i saj po i Top Channel, Marin Mema.
E pyetur nga 27.al Ilnisa Agolli thotë që nuk ndjehet e shqetësuar nga kërcënimet që i vijnë, pasi ka bërë punën e saj ka raportuar atë që ka parë.
Kërcënimet dhe sajesat ndaj koleges në fjalë përcillen besnikërisht nga një faqe ksenofobe si himara.gr.
Për të parë raportimin grek kliko këtu.