Një fotografi e kryebashkiakut Veliaj me Altin Bashën, Arben Derhemin dhe Alfred Trebickën duket se njofton fundin e revoltës së aktorëve për Teatrin Kombëtar.
Veliaj ka postuar në Facebook fotografinë, ku thotë se është arritur një marrëveshje që i hap rrugën negociatave për një teatër të ri.
“Kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje! Mirënjohje nga zemra aktorëve, regjisorëve, arkitektëve, inxhinierëve e sidomos sindikatave e protestuesve! Falë kontributit të secilit kemi një marrëveshje më të mirë dhe jemi sot gati të nisim negociatat për një Teater të ri Kombëtar!”, shkruan Veliaj.