Dy ditë para mbledhjes së Kuvendit të ri për konstituimin, ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë po zhvillojnë takim në Kryeministri.
Takimi i diplomatëve me Ramën ka nisur rreth orës 17:00, ndërsa vijon edhe në këto momente.
Mësohet se në qendër të takimit mes Ramës dhe ambasadorëve janë objektivat për mandatin e dytë qeverisës.
Kryeministri po informon ambasadorët për prioritetet dhe integrimin në Bashkimin Europian.