Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Burime paraprake bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Hajro Cakërri”, ndërsa nuk dihet ende identiteti i personit që ka mbetur i plagosur.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për atentat, apo konflikt të çastit që ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Shërbimet e policisë ndodhen në terren për të bërë verifikimet e më tejshme. Policia sqaron gjithashtu se personi i dyshuar si i plagosur nuk është paraqitur në spital.