“Të rritet menjëherë numri i testimeve”, ish-deputeti i PD-së: Me jetën e shqiptarëve Rama nuk mund të bëjë eksperimente – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të rritet menjëherë numri i testimeve”, ish-deputeti i PD-së: Me jetën e shqiptarëve Rama nuk mund të bëjë eksperimente

12:32 | 05/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia përmes një deklarate për shtyp nga selia blu i ka bërë edhe njëherë apel qeverisë, të tregojë numrin e testeve për Covid-19 që Shqipëria ka në dispozicion.
Spahia i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, duke kërkuar më shumë informacion për rastet me koronavirus, ndërsa thekson se PD hedh dyshime për fshehjen e rasteve.

Reagimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë,

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Dy ditët e fundit konfirmuan se rritja e numrit të testimeve, zbulon më shumë të infektuar nga korona virusi. Partia Demokratike po e kërkon prej një muaji bërjen e testimeve masive duke nisur nga personat e afërt të kontaktit, mjekët, forcat e sigurisë dhe ata që janë në kontakt më qytetarët në qendrat e shërbimeve tregtare.

Testimi masiv është qendrimi zyrtar që rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe që mbështetet nga ekspertët e shëndetësisë. Testimi masiv na jep mundësinë të gjurmojmë rastet e dyshuara, të izolojmë virusin, ta trajtojmë në kohë dhe të shpëtojmë jetë.

Cili është qëndrimi i qeverisë? Për fat të keq, qeveria bën sikur nuk dëgjon. Edi Rama dhe ministrja e tij e shëndetësië nuk lënë rast pa dalë në televizor, por nuk kanë thënë asnjë fjalë sa teste kemi në dispozicion.

Ne sot e dimë sa teste ka në dispozicion Kosova, sa ka Maqedonia e Veriut, sa kanë vendet e tjera të rajonit. Dimë me saktësi edhe të dhënat e vendeve të zhvilluara, por nuk dimë sa kapacitete testuese dhe sa teste ka Shqipëria. Në vend që ky informacion të jepej që në fillim dhe të përditësohet çdo ditë, ai po trajtohet si sekret shtetëror.

Çfarë fsheh qeveria? Pse nuk tregohet numri në dispozicion i testeve dhe pajisjeve që bëjnë të mundur zbulimin e virusit? A ka një strategji qeveria që me numrin e ulët të testimeve të mbajë artificialisht të ulët edhe numrin e qytetarëve të prekur nga virusi?

Nëse me numrin e ulët të testimeve po synohet fshehja e numrit real të personave të prekur, ky është një akt gjakftohtë kriminal. Nuk është koha që Edi Rama të përdorë jetët dhe shëndetin e shqiptarëve për politikë dhe as për eksperiment.

Të dashur bashkëqytetarë,

Kemi humbur shumë kohë me numrin e ulët të testimeve dhe çdo ditë që kalon mund të humbim mundësinë për të mbajtur nën kontroll infektimin e popullatës. Çdo ditë që kalon, do ta bënte më pas jo efektive rritjen e numrit të testeve.

Është emergjencë ndërprerja e zinxhirit të infektimit dhe se vetëm diagnostikimi i hershëm i qytetarëve të prekur është çelësi i suksesit për t’iu kthyer sa më parë jetës normale.

Partia Demokratike ripërsërit apelin për të rritur menjëherë numrin e testimeve. Gjurmimi i të gjitha kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19 dhe testimi i tyre, testimi i stafeve shëndetësore dhe punonjësve të tjerë që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët, duhet të jetë prioritet.

Në këtë drejtim, pushteti vendor, së bashku me institucionet e shendeti publik në zonë apo mjekët e familjes, duhet të përfshihen në këtë gjurmim, pasi janë shumë më afër qytetarëve dhe njohjet janë më të mëdha.

Koha nuk pret. Është koha për testim masiv, në mënyrë që sakrifica e qytetarëve të mos shkojë dëm!

Etiketa: Bardh SpahiaCOVID-19edi ramaEksperimenteish deputeti i partise demokratikeKoronavirusi

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Koronavirusi në SHBA tejkalon rastet e Kinës dhe Italisë, Trump “tërheq” fjalët ofenduese

Bilanci i koronavirusit në Spanjë, 674 viktima nga Covid-19 vetëm në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com