Të kthyerit nga Kosova më të infektuarit në Gjermani, shumica e mohojnë prej karantinës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të kthyerit nga Kosova më të infektuarit në Gjermani, shumica e mohojnë prej karantinës

11:44 | 21/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Pushuesit e kthyer nga Kosova renditen tek më të infektuarit në Gjermani aktualisht. Takimet familjare përmenden si arsye. Por më i rrezikshëm është injorimi që i bëjnë disa persona virusit nga frika e karantinës.

Tre javë pushime të bukura familjare në Kosovë – në fund karantinë në Gjermani. “U kthyem nga Kosova më 2 gusht me makinë përmes Serbisë, Hungarisë, Sllovakisë Çekisë, dhe Dresdenit. As nuk e kemi ditur që kemi pasur virus, kur erdhëm bëmë testin dhe gruaja doli pozitivisht, po nuk ka pasur simptoma.”

Nuk është e lehtë të gjesh të infektuar të kthyer nga Kosova në Gjermani që të flasin për përvojën e tyre këto javë. N. H.nga Dortmundi rrëfen në emër të gruas, por emrat nuk do t‘i shohë të plotë në media. Testet e tij dhe të fëmijëve kanë dalë negativ. Frika ose një lloj ndjesie turpi sundojnë shpesh tek të infektuarit.

Read more

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

Mjeku nga Kosova, Dr. Ilir Arifi, edhe ai i kthyer i infektuar nga Kosova bashkë me gruan, do ta bëjë publike sëmundjen.

“Virusi është kthyer në tabu në Kosovë dhe kjo nuk ndihmon në menaxhimin e situatës”, thotë ai.

“Një problem i madh i pandemisë, është që njerëzit nuk tregojnë, kur janë të infektuar, sepse kanë frikë nga stigmatizimi apo humbja e vendit të punës. Njoh edhe një rast të infektuari, që njerëzit nuk i flasin as sot”, thotë ai për Deutche Wellen.

Albanien | Arzt | Ilir Arifi (privat )

Mjeku Ilir Arifi kërkon të mos tabuizohet sëmundja në Kosovë

Si familja e Ilir Arifit dhe gruaja e N.H. nga Dortmundi renditen tanimë tek numri jo i vogël i qytetarëve me origjinë nga Kosova që janë kthyer të infektuar nga pushimet në vendlindje. Instituti Robert Koch e renditi Kosovën të enjten (20.08)  të parën në listën e vendeve nga vijnë më shumë të kthyer të infektuar. Madje sipas Ministrisë së Shëndetësisë të landit Renani Veriore-Vestfali, 36,3% e të kthyerve të testuar pozitivisht me virusin Corona vijnë nga Kosova. Turqia renditet e dyta.

“Nuk e di ku e kemi marrë virusin, ndoshta edhe gjatë rrugës. Raste të infektuarish në familje nuk dinim.” N.H. përpiqet të kuptojë, se ku mund të jetë infektuar gruaja. Pastaj si rastësisht ai kujton se gruaja ka takuar familjen në Mitrovicë. Edhe mjeku Ilir Arifi kujton, se i ka kryer takimet familjare, sepse nuk ishte në Kosovë prej 10 muajsh, por nuk ka qenë në dasma.

“Kam vizituar 56 vetë në Kosovë si mjek me profesion me kërkesë të tyre. Ndoshta e kam marrë aty virusin, ndoshta tek dikush në familje, që nuk e ka thënë, ose nuk e dinte.”

Traditionelle Hochzeit im Kosovo (picture-alliance/dpa/V. Hema)

Pamje simbolike e një dasme nga koha para Coronës

Takime familjare pa respektuar masat kundër Covid-19

Familja! Gëzimi i atyre që vizitojnë vendin në periudhën e pushimeve, e mezi presin të përqafojnë nënën apo të bëjnë vizitat familjare. As në kohë Corone ato nuk i ka ndaluar kush. A mund t’ia kërkosh dikujt që e viziton ndoshta një herë në vit Kosovën të mos shkojë tek dasma e motrës? Të mos shkojë për urim lindjeje? Apo në rast fatkeqësie të mos bëjë një vizitë ngushëllimi? Problemi është se me ҫdo vizitë ku grumbullohen më shumë vetë se familja e ngushtë rreziku i infektimit rritet.

Internisti dhe kardiologu që drejton një klinikë në Berlin, Dr. Fahri Beqa ka javë që këshillon në telefon apo trajton në klinikën e tij të kthyer nga Kosova me ose pa virus. Takimet apo festat familjare ai i sheh si arsye të fortë të përhapjes së infektimeve. Me ardhjen e njerzëve nga diaspora, filluan përshëndetjet tradicionale, pati grumbullime në Kosovë, pa u respektuar masat e distancës apo maska, thotë ai për Deutsche Wellen. “Përgjigja më e shpeshtë është se ata e kanë marrë virusin në takimet familjare, në vizitat, në grumbullimet që kanë pasur me rastin e festave. Shikoni një numër i njerëzve kanë mbajtur edhe dasma megjithëse në numër më të vogël, ka pasur raste të vdekjeve, ku ne e dimë traditën, njerëzit kanë shkuar tek njëri-tjetri për ngushëllim, kanë marrë pjesë në varrim.”

Të kthyerit nga Kosova rrëfejnë edhe për mosrespektim të masave të parandalimit në Kosovë. N.H. thotë se ka qenë i habitur me moskokëҫarjen që ka parë në Kosovë. „Distancën e ruajnë shumë pak vetë. Në kafeteri tavolinat nuk janë larg. Kujdesi ka qenë në nivel të ulët në Kosovë. Njerëzit nuk i respektojnë sugjerimet.” Kurse mjeku Ilir Arifi, thotë, se ka parë festa familjare, ku nuk janë respektuar aspak rregullat.

Fahri Beqa (Privat)

Fahri Beqa, specialist internist dhe kardiolog në Berlin

Personat me simptoma të lehta apo pa shenja me tendencë mohimi të virusit

Aktualisht Kosova ka një numër në rritje të infektimeve, të dhënat e javës së fundit shënojnë mbi 12.000 të infektuar dhe 441 viktima të virusit. Në dallim nga Gjermania, Kosova si një vend me popullsi të re ka edhe një numër të madh personash që e kanë kaluar lehtë ose pa simptoma sëmundjen. Pikërisht mes tyre Dr. Fahri Beqa, i cili ka qenë dy herë në Kosovë në dy muajt e fundit sheh një rrezik tjetër: përhapjen e iluzionit, se Covidi kalohet lehtë. “Problemi kryesor janë pikërisht këta persona asimptomatikë apo që kanë pasur simptoma të lehta dhe që e kanë menaxhuar në atë formë situatën që të thonë, se kjo sëmundje nuk është serioze, madje tek të rinjtë ka mohim komplet të sëmundjes.”

Por pavarësisht, nëse e beson apo jo virusin, kur kthehesh nga Kosova në Gjermani kjo nuk luan rol. Për Gjermaninë Kosova është zonë rreziku, dhe kush vjen me avion apo përmes rrugës tokësore, duhet të bëjë testin e Coronës e të qëndrojë në karantinë. Katrin Pinetzki nga zyra e shtypit të Dortmundit thotë për Deutsche Wellen, se kemi njohuri për ata që kthehen me avion për teste të detyruara të Coronës, pasi ata orientohen direkt tek testet. “Por edhe të tjerët janë të detyruar të futen në karantinë dhe të njoftojnë tek Zyra e Shëndetësisë. Këtu ligjvënësi shpreson tek përgjegjësia individuale dhe bashkëpunimi i vullentit të lirë në interes të përgjithshëm. Vetëm kështu mund të funksionojë, sepse kontrollet, nga shumë arsye janë të pamundura.”

Coronavirus Teststation am Flughafen München (picture-alliance/dpa/M. Balk)

Të kthyerit nga Kosova duhet detyrimisht të testohen me ardhjen në Gjermani

Të infektuar të patestuar

Gjermania aktualisht i beson ndërgjegjes së çdo të kthyeri: Të bëjë testin dhe të respektojë karantinën. Sepse autoritetet shëndetësore thjesht nuk i kanë kapacitetet reale për të kontrolluar karantinën tek të kthyerit. Por mjeku Fahri Beqa di të flasë edhe për raste të tjera, veç atyre që nuk janë testuar në Kosovë për shkak të mungesës së testeve. “Ka nga ata që nuk kanë bërë diagnostifikim për shkak të frikës se janë pozitivë e duhet të futen në karantinë. Ata kanë mohuar edhe simptomat e sëmundjes dhe janë kthyer në këtë mënyrë në Gjermani dhe nuk janë lajmëruar tek institucionet. Ka pasur raste kur janë kthyer me simptoma në avion. Rol të madh luan edhe frika nga humbja e vendit të punës. Njoh raste, kur njerëzit janë testuar, vetëm kur gjendja është rënduar, dhe ka qenë e domosdoshme të njoftohen institucionet, e u është dashur të përfundojnë në spital një javë”, thotë kardiologu Fahri Beqa. Shpresa e kardiologut është se me kthimin në Gjermani shumë vetë i zbatojnë rregullat, kur shohin të tjerët t’i zbatojnë ato. Krahas kësaj ka edhe masa ndëshkimore.

N.H. që ndodhet në karantinë në Dortmund i tha Deutsche Welles, se ai nuk është kontrolluar, por familja e respekton karantinën. „E kemi me letër nga komuna deri më 21 gusht të qëndrojmë në karantinë. Faleminderit shokëve e miqve të familjes që po kujdesen për ne.” Edhe Ilir Arifi thotë, se është i sigurtë, se prej tij nuk është infektuar njeri. “As deri tek pragu i derës nuk kam dalë.” Por sa të infektuar tjerë e mbyllin një sy, kur e dinë se nuk kontrollohen e vazhdojnë të dalin e takohen me miq pa menduar për pasojat, këtë shifër nuk e di askush.DW

Etiketa: GjermaniaKoronavirusiKosovaTe kthyerit nga gjermania

Të Lidhura

E rëndë në Tiranë! Vetëvritet 33-vjeçari, hidhet nga ballkoni i banesës së tij –

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –

nga 27
10:30 | 12/01/2026
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në rrugën “Gjeneral Nikols”. Policia bën...

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

nga 27
10:14 | 12/01/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë  I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës,...

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë –

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –

nga 27
10:00 | 12/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Shelqet të Vaut...

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

nga 27
09:46 | 12/01/2026
0

Pronari shqiptar i një restoranti në Greqi dhe djali i tij mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me...

Para
Pampuri: Mjekët në Spitalin e Durrësit pa pajisje, gjendja e mjerueshme

Pampuri: Fëmijët me aftësi të veçanta të lënë në harresë në prag të fillimit të vitit shkollor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E rëndë në Tiranë! Vetëvritet 33-vjeçari, hidhet nga ballkoni i banesës së tij –

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –

10:30 | 12/01/2026
Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

10:14 | 12/01/2026
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë –

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –

10:00 | 12/01/2026
Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

09:46 | 12/01/2026
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –

09:40 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –
  • Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –
  • Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –
  • Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –
  • Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –
  • Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –
  • Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com