Pampuri: Fëmijët me aftësi të veçanta të lënë në harresë në prag të fillimit të vitit shkollor – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pampuri: Fëmijët me aftësi të veçanta të lënë në harresë në prag të fillimit të vitit shkollor

12:19 | 21/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri akuzon qeverinë se ka lënë në harresë fëmijët me nevoja të veçanta.

Pampuri deklaron se gjatë kohës së pandemisë ata u mbajtën të izoluar dhe ende nuk dihet se në çfarë kushtet e kanë zhvilluar mësimin online.

“Edhe pse në prag të vitit të ri shkollor, një vit aspak normal për shkak të Covid 19, qeveria ka lënë totalisht në harresë fëmijët me nevoja të vecanta.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Një nga problematikat më të rëndësishme në vitin shkollor që lamë pas dhe që mbetet e pazgjidhur dhe larg vëmendjes së ministres së arsimit edhe këtë vit të ri shkollor, është arsimimi, edukimi dhe mbështetja për fëmijët me nevoja dhe aftësi ndryshe.

Kryeministri në ikje Edi Rama, Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Kujdesit Shëndetësor Ogerta Manastirliu, i kanë lënë tërësisht jashtë vëmendjes së punës së tyre këtë kategori fëmijësh.
Gjatë kohës së pandemisë, ata mëzi u lejuan pas 1 muaji të mund të dilnin në orar të kufizuar jashtë banesës.

Ende sot ne nuk e dimë sesi mund të jetë kryer mësimi online dhe cili ka qenë efektiviteti i këtij mësimi për fëmijët që nuk dëgjojnë e nuk shikojnë, për fëmijët me sindromën Doën, për fëmijët me crregullime të spektrit të autizmit, etj.

Ne dimë nga raportet e dhëna e organizmave që veprojnë në Shqipëri, se mundësitë e arsimit për këta fëmijë janë tejet shqetësuese.

“Shpenzimet për sigurimin e një arsimi cilësor për fëmijët në nevojë janë planifikuar më të ulta se shpenzimet faktike të vitit 2015 për të gjithë periudhën 2018-2020.
Sipas MASR sot ka mbi 300 mësues ndihmës, por është e rëndësishme të theksohet se këta mësues ndihmës nuk kanë formimin e duhur për rolin që ushtrojnë.

Në Shqipëri ende nuk ekziston një kurrikul e përshtatshme universitare për përgatitjen e mësuesve ndihmës me njohuritë, aftësitë dhe kompetencat profesionale që të mundësojë integrimin e

fëmijëve me aftësi ndryshe në komunitetin e një klase të zakonshme.
Po kështu në vitin që lamë pas dhe atë që pritet të fillojë, nuk kemi një plan për transportimin e kësaj kategorie fëmijësh në shkolla; kushtet e distancimit fizik, marrja e masave higjienike për këtë kategori fëmijësh etj.

Në jo pak kronika televizive ne kemi hasur me dhjetëra raste, kur prindërit kryejnë rolin e mësuesit ndihmës, kur prindërit marrin taksi dhe dërgojnë fëmijët në shkollë, një kosto mjaft e rëndë, kur blejnë vetë karrocat për fëmijët me aftësi të kufizuar, kur paguajnë vetë për trajtimin me specialist logoped, fizioterapist e kështu me radhë.

Shumë herë prindërit, shoqata e këtyre fëmijëve, opozita në shumë e shumë raste, kanë ngritur zërin e kanë hasur në një mur të pakalueshëm të papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie.
Një shoqëri dallohet sesa e ndjeshme dhe përgjegjshme është pikërisht, në mbështetjen që u jep shtresave në nevojë.
Prindërit dhe nxënësit e kësaj kategorie nuk kërkojnë lëmoshë, thjesht një trajtim me dinjitet, si të gjithë, në këtë shtet që nuk dëgjon dhe nuk ka asnjë ndjeshmëri për këtë kategori fëmijësh”, u shpreh Pampuri.

Etiketa: Femijet me nevoja te vecantaoriola pampuriPandemia e koronesQeveria

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Mitsotakis: Greqia nuk mbështet bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë, kushti

Mitsotakis: Vaksina për Covid-19 do të jetë falas për të gjithë qytetarët grekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com