“Të ka hipur vetja në qejf sa xhentilesën e atij djalit 25 vjeç, e more për gjueti e fillove të merrje poza si gjimnaziste” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të ka hipur vetja në qejf sa xhentilesën e atij djalit 25 vjeç, e more për gjueti e fillove të merrje poza si gjimnaziste”

21:00 | 27/07/2017
në Uncategorized
0

Nga Kozeta Kurti

Nuk është e rastësishme të ndeshesh në rrugët e qyteteve tona me mesoburra e mesogra, madje edhe më të mëdhenj se kaq, të cilët të bëjnë të vësh buzën në gaz, kur bie në kontakt me to.

Veshja, sjellja, qëndrimi janë pa diskutim të drejta e liri të individit që zgjedh të sillet me veten si do ai, por hajde tani; mos bëni sikur nuk gajaseni teksa shikoni një nënë që konkurron vetë vajzën e saj dhe shoqet e gocës. Nuk ka asnjë të keqe të mbash veten, të kujdesesh për të, por nëse fati, mundësitë, rrethanat, nuk të kanë lejuar të silleshe si tetëmbëdhjetë vjeçare kur ishe tetëmbëdhjetë vjeç, mos e bëj tani që je pesëdhjetë e katër. Sidomos nëse nuk i ke dhuruar vetes një pasqyrë të re.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Dekolteja jote e mbaruar, edhe pse është aq e ekspozuar, nuk ka asnjë lloj efekti, përveçse nxitjes për ta kthyer kokën tutje e për ta hequr vështrimin prej teje në sekond; ai kostumi yt i banjës, që duket sikur i ka mbetur veç llastiku, nuk bën asgjë tjetër, përveçse provokon refluks…vërtet je e paaftë të kuptosh që nuk është çasti yt? Ti je e kohës. Si të ka shpëtuar ajo shprehja  e famshme “Carpe diem”. Nëse të ka ikur vapa me gushtin, kap shtatorin moj zonj’! Po që të ka hipur vetja aq shumë në qejf sa xhentilesën e atij djalit njëzet  e pesë vjeçar ngjitur me çadrën tënde, e more për gjueti e fillove të merrje poza si gjimnaziste. Ishte xhentil! Nuk po të gjuante, por ti s’ke si ta kuptosh, se kur kishe kohën për këto, u martove me të parin që të doli përpara dhe s’e more vesh asnjëherë si jeton një maturante.

Kushedi se ku është në këtë moment yt shoq. Ndoshta duke joshur në një vend a plazh tjetër një të re…kushedi se ç’po i përrallis. Ai vërtet mund t’i ketë kaluar të gjashtëdhjetat, por ai është një pilot që e kap adrenalina kur bën gara në superstradat e lodhura të këtij vendi…Kur e ka zbuluar ai Europën, “xhinKset” e “aKletet”, “uiskin” e “koka kolën”, ohu, kjo e reja as kishte lindur. Harrove ti xhaxh’ kohën kur bënit shurup me trëndalifa të egër dhe pinit fërrnet; visheshit të gjithë uniformë dhe tani që u erdhi koha të vishni pantallona mustardë e bluza bordo, thoni se kështu keni qenë gjithmonë. Jo xhaxhi, nuk keni qenë kështu, edhe pse mund të keni pas’ ndonjë tipar dallues. Nejse, në të njëzetat e tua ti ndoshta nuk ke ditur të joshësh një vajzë me poezi e muzikë, se mbase rrethanat të kanë detyruar të bëhesh burri i shtëpisë e s’ke mundur ta shijosh rininë tënde si duhet. Është fat i keq, e di, por të paktën, mos na thuaj që gjuetia me çelësat e BMW-së, është mënyra më romantike për të bërë për vete dikë.

Po vajzën ku e keni? Ndoshta në ndonjë kirurg estetik me një foto në dorë, që ta bëjë si kardashianet e botës dhe Shqipërisë. S’ka faj. Është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por dëshiron  të duket si të paktën njëzet e tre… ndryshe, të tjerët e trajtojnë si fëmijë dhe ajo nuk ka kohë të presë që të tërheqë vëmendjen.

Po djalin ku e keni? Mbase në ndonjë jaht me burra që pinë “courvosier”, luajnë poker, tymosin puro…duke mësuar si bëhen paratë shpejt… E takoj në rrugë tët bir dhe më flet sikur t’i ketë thënë ai nënës time “të të rrojë vajza” dhe jo unë nënës së tij “të të rrojë djali”. Kam dyfishin e moshës së tij, por i dukem kaq e vogël përballë “muhabeteve të tij të ronda”.  Dua t’i tregoj se dashurinë e parë, ashtu të pafajshme e të pa bërë kurrë pis, e pëjetova kur isha unë gjashtëmbëdhjetë dhe ai tetëmbëdhjetë… doja t’i tregoja se ruaj një ditar, ku më kanë shkruar mesazhe pa fund, nisur nga optika që çdokush që kam njohur në jetë, më  ka parë… nuk janë gjithnjë me lule e aroma, por për fat  janë të kohës…Sot i kam kaluar të tridhjetë e pesat dhe ndoshta do më më pëlqente të isha gjashtëmbëdhjetë, por të isha ama, ndoshta për të fituar kohë, ndoshta për ta kthyer kohës pas e për të jetuar edhe një herë njësoj,…pra të isha, jo të sillesha. Nuk dua të qeshin me mua, ndaj secila fazë në kohën e duhur…

Etiketa: çadërgjimnazistegruaKozeta Kurtiplazhpoza

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Video/ Aksident në Elbasan, makina rrotullohet disa herë dhe del nga rruga

Vlorë/Aksident me makinë, plagoset 76-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –

07:43 | 19/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

07:28 | 19/12/2025
Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

23:07 | 18/12/2025
Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

22:53 | 18/12/2025
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

22:41 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025
  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –
  • Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –
  • “Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com