Të gjithë ata, që nuk “shpëtojnë” dot Lulzim Bashën! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të gjithë ata, që nuk “shpëtojnë” dot Lulzim Bashën!

12:08 | 18/04/2017
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Në çdo betejë, një komandant i mirë bën kujdes të lërë shtegun hapur, për t’i ikur rrethimit. Lulzim Basha është i vetmi udhëheqës, i cili para se të nisë betejën, bën kujdes të mbajë peng ushtarët, që të vdesin bashkë me të.

Kështu po ndodh pak a shumë me historinë e çadrës së tij që ngjan me një “summer school”, por jo me një pranverë shqiptare.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

I izoluar ndërkombëtarisht dhe me një mungesë të theksuar të mbështetjes popullore në vend, deri në bezdi, ai po mbyll çdo rrugë për t’u konsideruar serioz dhe për t’i mundësuar faktorëve të tjerë, përveç tij, daljen nga çadra.

E ka bërë këtë fillimisht me faktorin ndërkombëtar, që mund të ishte ndërmjetësi më i mirë për të shpëtuar “nderin e çadrës”. Në vend t’i përdorte ata si aleatë dhe t’u thoshte demokratëve se arriti të marrë fjalën e Perëndimit për betejën kundër qeverisë, i nervozoi ata si një mashtrues dhe demagog, të cilit nuk i besohet asgjë. Ai e ka humbur betejën me perëndimorët, jo duke bërë betejë me ta, por duke folur me ta dhe duke u përpjekur të sajojë një betejë. Ai është armiqësuar me ta, pa folur kundër tyre, por duke injoruar këshillat e tyre dhe duke u përpjekur t’i keqpërdorë. Ai ka shmangur pranimin e pozicionit të tij zyrtar kundër Perëndimit, duke luajtur me teori komplotesh, “Soros”, “perëndimorë të paguar nga droga”, “mafia ndërkombëtare që kontrollon vetting-un” e kështu me radhë.

Tani që Perëndimit i duhet për ta nxjerrë nga halli i jetës së vet, ai është lideri më i poshtëruar prej tyre publikisht dhe po rrezikon të krijojë një frymë anti-perëndimore në PD. Po të shikosh postimet e disa kokëtulëve që ka aty rrotull dhe që nxjerrin në pazar atë që dëgjojnë në shtëpi, e kupton se ku po rrëshqet Partia Demokratike.

Nga ana tjetër, Basha po përpiqet të nxjerrë jashtë loje dhe lidershipin e Partisë Demokratike, të vjetër dhe të ri. Në një konflikt kaq të egër me Perëndimin, është e pazakontë që një parti të jetë e gjitha e rreshtuar kundër Perëndimit. Për më tepër, partia që është krijuar me moton “për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa”.

Lulzim Basha mendon se i ka marrë peng edhe ata, përmes listave që bën me kunatin, apo makinacioneve meskine për karrierën e tyre brenda PD-së. Në fakt, ai thjesht i ka mbyllur derën vetes. PD ka plot personalitete që nuk mendohen për të zgjedhur mes Lulzim Bashës dhe karrierës së tyre nga një anë, dhe Perëndimit nga ana tjetër. Ata mund të ishin në këtë moment, një shpëtim për PD dhe për vet Bashën, duke sulmuar fort Bashën dhe duke e “detyruar” të dalë nga çadra dhe të futet në zgjedhje.

Por, ata nuk e bëjnë. Nuk e bëjnë dhe heshtin gjithë cinizëm, për ta lënë Lulzim Bashën në fatin e vet pa asnjë rrugëdalje, nga një çadër që në fakt është pa dyer fare. Heshtja e plotë e emrave dhe individëve në PD që mund ta ndryshonte këtë situatë, nuk do të thotë se ata janë kundër Perëndimit si Basha, por se ata janë duke e lënë Bashën të konsumohet i vetëm në këtë betejë donkishoteske, duke i lënë si truprojë në betejën me Europën, vetëm Flamurin.

Lulzim  Basha po ashtu, ka nxjerrë jashtë loje nga kjo betejë dhe bazën e Partisë Demokratike, ata që përbëjnë bërthamën “ideologjike” të asaj partie. Shumë prej tyre janë të pashkolluar, ta pagdhendur, të paditur dhe të pa llakosur, por merren me politikë për shkak të historisë së tyre me komunizmin dhe instiktit pro perëndimor që kanë. Ata mund të jenë qesharakë, apo njerëz me drama të forta në jetë, mund të jenë ish-zyrtarë, ose njerëz që kurrë nuk kanë punuar në shtet, por i përkasin asaj pjese që voton PD, si parti që u ngjalli shpresat për Perëndimin.

Aftësia  e tyre për ta ndjerë luftën me Perëndimin, është e fortë dhe nuk e pranojnë. Lulzim Basha mund të përpiqej të përdorte instiktin e tyre, për të dalë nga kjo histori, por në fakt ai po bën të kundërtën, po përpiqet t’i nxjerrë jashtë loje, duke i gënjyer e duke iu thënë se e ka Perëndimin me vete, por seç janë ca të paguar me para hashashi që mbrojnë Edi Ramën.

Në fund, Lulzim Basha ka nxjerrë jashtë loje dhe po merr më qafë dhe aleatët e tij politikë. Disa parti politike të opozitës janë regjistruar e çregjistruar në KQZ, nën mashtrimet e Lulzim Bashës për të rezistuar së bashku, pasi gjithmonë ka një gënjeshtër që “javën tjetër” do t’i vijë një telefonatë Ramës dhe ai do japë dorëheqje. Javët shkojnë dhe telefonata për dorëheqje mbërrijnë vetëm në çadër. Tani Basha duket se është nisur në rrugën pa kthim të shkrirjes së Partisë Demokratike, por aleatët e tij janë duke u prerë në besë. Të paktën presioni i tyre, mund të ishte sërish një barkë shpëtimi për Partinë Demokratike. Por, Basha dhe këtë barkë e ka shpuar dhe po e fundos bashkë me anijen e vet.

Pas gjithë kësaj, i vetmi shpjegim është që Basha ka marrë garanci të forta nga Berisha në këtë lëvizje vdekjeprurëse për PD-në. Dhe qetësia, me të cilën po e çon PD drejt shkrirjes së saj, mund të nxjerrë në skenë sërish Sali Berishën, si shpëtimtar të saj, duke urdhëruar Lulzim Bashën të hyjë në zgjedhje dhe të “dëgjojë” këshillat e Perëndimit. Kështu jemi të qartë të gjithë që Basha nuk ka pasur faj. Po as parti! Ka pas detyrë vetëm të ringjallë “Babain” e Republikës së Vjetër!

/gazetatema.net/

Etiketa: cinizëmdemagogfaktori ndërkombëtarLulzim BashamashtruesMero BazePerëndimiRepublika e Vjetër

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Skandal/ Ja si po i helmon shqiptarët prodhuesi serb i lëngjeve (foto)

Skandal/ Ja si po i helmon shqiptarët prodhuesi serb i lëngjeve (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com