Të dhjefsha kërcimtarët, kënga ka rëndësi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dhjefsha kërcimtarët, kënga ka rëndësi

19:40 | 25/10/2018
në Uncategorized
0

Nga Mira Kazhani

Nuk e kam thënë unë fjalinë që vendosa në titull, por Bradley Cooper në filmin e tij “A star is born”. Aktori i pashëm i Hollivudit po përlot të gjitha kinematë me filmit ku luan së bashku me Lady Gaga-n dhe që ka vendosur të jetë edhe në rolin e producentit për herë të parë. Sikundër s’jam eksperte kinemaje dhe kritikën ia lë New York Times, filmi ishte një subjekt që të kujton se dashuria ekziston, se dashuria vdes në fund, se dashuria të jep dorën, të ngjit në skenë, pastaj të lëndon, turpëron, nuk vjen, ikën.. -të gjitha bashkë, siç është koktejli i kësaj gjësë që i thërrasim jetë.

Edhe unë qava, diçka sa për dashurinë, por më shumë për mesazhin e fortë që tentonte filmi i Bradley Cooper: Talenti ka rëndësi; përmbajtja dhe jo performanca; diversiteti dhe jo ndjekja doemos e një modeli; suksesi dhe jo fama; kënga dhe jo kërcimtarët; zëri yt dhe jo stilisti që të ndryshon flokët. Një film si një fletë-rrufe, si një marsh kundër maskave dhe kësaj bote, përplot me PR, fotografi, dukje, e spektakël sipërfaqësor!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të gjithë ne e kemi një talent boll të gërmojmë brenda vetes për të zbuluar llambat tona, veç halli është tek shtegu i madh ku bota sot po futet -në imazheri! Hunda e pabukur e Lady Gaga dukej tipari më simpatik në film, sepse e puthi Bradley, dhe çdo gjë që puthet e merr dashuri vjen e bukur; ashtu si mesazhi kur Elli (Lady Gaga në rol) merr nga Jack ( Bradley Cooper një këngëtar në majën e suksesit që e zbulon vajzën e talentuar në një klub tranvestitësh, duke kënduar dhe më pas bie në dashuri dhe i jep dorën për ta bërë të famshme): Këndo, mos mendo për kërcimtarët në skenë, kënga ka rëndësi.

Pyete veten, ti që po i lexon këto rreshta: – Kë njeh mirë nga ata që të rrethojnë? Kur ke dëgjuar një këngë për herë të fundit? A janë ata që sheh në Instagram, sikur në rrugë? A e njeh më veten? A je i lumtur?

Ky është roli i njerëzve të mëdhenj e të talentuar: Ti japin botës një sinjal, një mesazh që të kthen kokën pas. Këtë bëjnë (duhet të bëjnë) shkrimtarët, kineastët, politikanët, gazetarët, edukatorët, mësuesit!

Ndoshta është efekt i filmit, por po jetojmë epokën e kërcimtarëve (nuk kam parasysh balerinët profesionistë, por nënkuptohet figurantët) të konkurseve për fëmijë e të rritur. Shih spektaklet, garë fëmijësh, të rriturish: – ti ik në shtëpi, ti rri në skenë!

Të uritur drejt një rruge që as vete s’e dimë nëse na sjellë hare dhe paqe. Të brengosur se mos nuk kemi marrë like sa duhet? Të merakosur se bota matanë po të ndjek ty. Duke përgjuar jetët e të tjerëve, duke lozur perfektin sepse gabimi sot merr dhenë online, se ti je një spektakël i përditshëm i jetës tënde.

Kjo botë e futur në garë që ka kaq shumë kërcimtarë dhe kaq pak këngë.

P.S: Në kinema pjesa më e madhe u përlotën, veç dy grave mbi 40-tat ngjitur me karrigen time, radha tre, që qeshën tërë kohës, aty ku duhet të qanin, që përqeshnin aty ku duhet të mendonin dhe ikën siç erdhën, dy tyryfyçka maja takave!

http://www.tiranapost.al/te-dhjefsha-kercimtaret-kenga-ka-rendesi/

Etiketa: Bradley CooperLady Gagamira kazhani

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Gurët e vetmisë”, dëshmi rrëqethëse me trëndafila dhe manxuranë

“Gurët e vetmisë”, dëshmi rrëqethëse me trëndafila dhe manxuranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com