Të dashura portale, qetësoni titujt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dashura portale, qetësoni titujt

11:25 | 17/11/2017
në Opinion
0

Nga Ledi Shamku

Titujt e portaleve që u referohen lajmeve që kanë lidhje me shqiptarët, shqipen ose shqiptarinë, meritojnë një studim të vërtetë antropologjko-kulturor (për të mos thënë edhe psikologjik).

Titujt shpesh formulohen kështu: “Tronditet Greqia…”, “Alarmohen serbët…”, “Dridhet Beogradi…”, “Ngrihet në këmbë Athina…”, “Shkundet nga themelet historiografia botërore…”, “Mbeten pa gojë grekët…” e të tjera, e të tjera. Ti thua me vete: “Ç’bëri vaki?” U gjet më në fund antropoidi që fliste pellazgjishto-ilirishto-shqip e që banonte njëherazi në Beograd, Athinë dhe Tiranë?! Në të vërtetë jo, asgjë e tillë. Ndonjë aktori i hamendësohet origjina shqiptare, ose historiografisë i është shtuar ndonjë hipotezë (po atë punë ka ajo, të hipotezohet ).

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Veçse këto tituj janë shenjë e keqe. Janë shenjë e një mendësie që ende nuk ka dalë nga bunkeri i vetërrethimit. Janë shenjë e një stadi ende fëminor të arsyes dhe stadi fëminor dihet që është egocentrik, pandeh se bota rrotullohet për të dhe rreth tij.

Këto tituj më kujtojnë një ngjarje që më pati kallxuar dikur Artan Lame: …andej nga zonat e thella të Kolonjës, në kohën e Luftës kishte inkursione ajrore. Një bari sheh një kaçatorr që fluturon ulët e i tremb tufën, nxehet, mbush dyfekun edhe bamp – thes e në tokë kaçatorri me gjithë pilot italian. Fshati i bëri këngë bariut, dhe bëmën ia kallxoi gjatë e me breza. Në 1997 dogjëm vendin dhe erdhi bota të na shuante.

Erdhën dhe ca ushtarakë të huaj andej nga fshati i bariut të Kolonjës. Bariu kuptohet kish rrojtur sa kish dashur, me famë e me bujë fshatçe dhe dikur kish ndërruar jetë. Por s’kish ndërruar jeta e mbyllur aty, ndaj me të parë ushtarët e huaj, ndonëse pas 60 e kusur vjetësh, dikush u zgjati kutinë e duhanit dhe i pyeti: Pa hë more djema, ç’thotë Evropi tani për bariun tonë?

Të dashura portale, qetësoni titujt. Evropi nuk dridhet as shkundet prej bariut tonë. Jemi komb me fqinjë e me kushërinj, me dashuriçka e me hatëre si gjithë të tjerët. Kaq.

Me shkencën ama e kemi disi keq punën.

Etiketa: Artan LameEvropikolonjeLedi ShamkuPortaleTë dashura portale qetësoni titujttituj

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Dash Shehi i përgjigjet Ramës: Halabak, unë vërtet pi një gotë, por kurrë s’kam thithur…

Dash Shehi i përgjigjet Ramës: Halabak, unë vërtet pi një gotë, por kurrë s’kam thithur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala –

Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt –

10:21 | 03/02/2026
Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

10:11 | 03/02/2026
Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

09:53 | 03/02/2026
Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –

Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –

09:37 | 03/02/2026
Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë –

Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë –

09:17 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt –
  • Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –
  • Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –
  • Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –
  • Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë –
  • Banorët Luzit ngrihen përsëri në protestë për rrugën, edhe nxënësit bojkotojnë mësimin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt –
  • Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com