Reforma në Drejtësi të miratohet sa më parë
Të burgosurit e burgut të Drenovës në Korçë kanë hyrë në një grevë që prej mbrëmjes së djeshme. Ata kërkojnë miratimin sa më parë të Reformës në Drejtësi , e cila sipas tyre do të vinte në vend drejtësinë e mohuar për ta.
Grevistët mendojnë se me miratimin e saj do të ulet shkalla e korrupsionit në dhënien e dënimeve në gjykatat e vendit, bëhet e ditur nga burime në burgun e Drenovës.
Gjithashtu, grevistët kanë kërkuar edhe ndryshimin e ligjit për lirinë me kusht dhe për masën e sigurisë përmes një letre që i kanë dërguar drejtorit të burgut.