Taulanti shkruan çarçaf për të justifikuar Valdrinin, por në fund e lëshon – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taulanti shkruan çarçaf për të justifikuar Valdrinin, por në fund e lëshon

18:35 | 13/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas publikimit të dokumenteve nga PD se kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri është dënuar nga shteti italian, ka reaguar menjëherë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një postim tejet të gjatë, Balla shprehet se ky është një nga ato raste që politika duhet t’i referohet vetëm ligjit.

Ai thekson se në rastet kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese, dihet botërisht që Partia Socialiste nuk investohet në asnjë debat, para fjalës së institucioneve.

Read more

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Reagimi i plotë:

I kemi ndjekur në vazhdim prononcimet e Partisë Demokratike, mbi pretendimin se Kryetari i Zgjedhur i Bashkisë Shkodër, është subjekt i Ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Në raport me ligjin e me drejtësinë dhe padiskutim edhe me këtë aspekt specifik të legjislacionit shqiptar, lidhur me pastërtinë e figurave që ushtrojnë funksione publike, Partia Socialiste ka përcaktuar qartë një vijë të kuqe, për të gjithë anëtarët e saj. Kjo vijë e kuqe nuk përjashton askënd, që nga Kryetari i Partisë deri tek anëtari i thjeshtë.

Për Partinë Socialiste të gjithë janë të barabartë para ligjit, askush nuk është mbi ligjin dhe ligji është mbi çdo invidid dhe interes politik.

Pavarësisht opinionit tonë mbi qasjen destruktive dhe gjuhën baltosëse, që karakterizojnë sjelljen publike të Partisë Demokratike, ky rast konkret është një nga ato raste, kur politika duhet t’i referohet vetëm ligjit. E vërteta mbi këtë rast, s’mund të zgjidhet sipas preferencës apo interesit politik. Ajo duhet të zbardhet deri në fund përmes rrugës së përcaktuar qartësisht në ligj.

Ne e përshëndesim faktin se Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit, janë vënë në lëvizje, duke kërkuar zyrtarisht informacionin përkatës pranë autoriteteve italiane, qysh në momentin e parë të shfaqjes së këtij pretendimi, lidhur me pastërtinë e figurës së Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri.

Për Partinë Socialiste, qoftë pretendimet e opozitës jashtëparlamentare, qoftë sqarimet e dhëna nga Valdrini, përshirë edhe publikimin e dokumentacionit përkatës nga Italia (të vënë më parë në dispozicon prej tij, kur ne kemi kryer si për çdo kandidaturë të gjitha verifikimet ligjore që mundëson statusi ligjor i organizatës sonë) nuk mjaftojnë. Me këtë rast, hedhim poshtë me neveri akuzat lidhur me ndonjë marrje në dijeni, nga burime të ashtuquajtura “diplomatike” apo të çfarëdolloji tjetër, mbi pretendimin e Partisë Demokratike. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe do t’i referohet gjykatës, në formën e padisë njësoj si për shpifje të tjera.

Dihet botërisht tanimë se në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat, përpara se sa institucionet të thonë fjalën e tyre.

Konkretisht, akuza e ngritur ndaj Valdrin Pjetrit, me një pretendim të bazuar në dokumenta joligjore nga ana e Partisë Demokratike, nuk mjafton as për t’u pranuar a priori, as për t’u rrëzuar a priori.

Përtej dëshirës sonë që e drejta të jetë në anën e tij, Partia Socialiste garanton opinionin publik dhe komunitetin e nderuar të Bashkisë së Shkodrës, se përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, do të qëndrojë edhe në këtë rast në anën e ligjit dhe të interesit publik.

https://27.al/publikohen-dokumentet-valdrin-pjetri-denohet-me-burg-nga-shteti-italian-per-trafik-droge/

Etiketa: kandidati socialist per Bashkine e ShkodresPartia DemokratikeTaulant BallaValdrin Pjetri

Të Lidhura

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

nga 27
18:01 | 03/04/2026
0

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

nga 27
17:29 | 03/04/2026
0

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil...

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

nga 27
17:13 | 03/04/2026
0

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

nga 27
17:05 | 03/04/2026
0

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Para

Publikohen dokumentet/ Valdrin Pjetri i dënuar me burg nga shteti italian për trafik droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

18:01 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

17:29 | 03/04/2026
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

17:13 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:05 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:03 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –
  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com