Kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Berat Buzhala në emisionin “Pressing”, në TV7, ku nuk është lodhur së fyeri dhe intimiduar mysafirët prishtinas në studiot e ERTV-së.
Tek foli për taksën e Rrugës së Kombit, Rama i tha Buzhalës se po të kishte mundësi do ta bënte që të paguante 10 euro për të kaluar kufirin, pasi ishte i pasur.
“Të kisha mundësi ty ta vija 10 euro vajtje dhe 10 euro ardhje, se je i pasur. S’kam çfarë u bëj të tjerëve,” -, u shpreh sundimtari i Shqipërisë.