Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Takimi me Kurtin, reagon Basha: Jemi krenarisht në krah të Kosovës tonë të shtrenjtë

Nga Ejona 0

Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin, duke I shprehur mbështetjen maksimale.

Në këtë takim Basha dhe Kurti diskutuan për zhvillimet politike dhe rajonale.

Kreu i PD e siguroi kryeministrin e Kosovës se mund të vazhdojë të mbështetet te Partia Demokratike, ‘sot si opozitë e forte dhe nesër në drejtim të vendit’.

“E sigurova kryeministrin Kurti se Qeveria e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe vëllezërit e motrat tona – qytetarët e Republikës së Kosovës – mund të vazhdojnë të mbështeten tek Partia Demokratike e Shqipërisë, sot si opozitë e fortë dhe e bashkuar, dhe nesër në drejtim të vendit, për t’i ofruar çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të Kosovës”, tha Basha.

Reagimi i plotë:

“Në një takim të ngrohtë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutuam për të gjitha zhvillimet e rëndësishme politike dhe rajonale. Ngritëm gjithashtu edhe çështjen kritike, se si të ndalojmë largimin e dhimbshëm të kaq shumë të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova.

E sigurova kryeministrin Kurti se Qeveria e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe vëllezërit e motrat tona – qytetarët e Republikës së Kosovës – mund të vazhdojnë të mbështeten tek Partia Demokratike e Shqipërisë, sot si opozitë e fortë dhe e bashkuar, dhe nesër në drejtim të vendit, për t’i ofruar çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të Kosovës.

Ne jemi si përherë krenarisht në krah të Kosovës tonë të shtrenjtë”!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej