Pagat e punonjësve të policisë do të rritet me 17% duke filluar nga janari i vitit 2017.
Kështu ka thënë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë konferencës “Policia e gjeneratës së re”.
“Kam një lajm të mirë: pagat e punonjësve të policisë do të rriten përsëri në janar të vitit 2017. Deri dje, polici ishte i tradhtuar nga qeveria e tij, ndërsa sot është në qendër të vëmendjes. Rritja e pagës për herë të dytë brenda 3 viteve është investimi më i mirë”, tha Tahiri.