Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Tahiri njofton konferencë shtypi në orën 16:00

Nga Klodiana 0

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka njoftuar një konferencë për mediat në orën 16:00.

Dalja e Tahirit për mediat vjen pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali i cili sipas opozitës është kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm.

Tahiri akuzohet nga PD se është i lidhur me trafikun e drogës të organizuar Habilajt, vëllait të të cilit, ai i ka vënë në dispozicion edhe “Audin” e tij.

Një ditë më parë, policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës në përbërje të të cilit ishte edhe Moisi Habilaj, vëllai i Artan Habilajt, të cilët sipas opozitës janë kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm.

Mister mbeten katër personat e tjerë, të cilët janë shqiptarë, të lidhur me organizatën e trafikut të drogës e cila dyshohet se ka trafikuar lëndë narkotike dhe armë në vlerën 20 milionë euro.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej