“Super Skandal!”, Berisha reagon për audion e Veliajt: Një përgjim që bën autopsinë e narkoshtetit

0
152

Ish-kryeministri, Sali Berisha, e ka konsideruar si super skandal, përgjimin e dalë ditën e sotme në media, ku Erion Veliaj është kapur duke u bërë presion me fjalë jo etike, anëtarëve të Shoqatës Tirana për të votuar kandidatin që mbështet ai në zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së.

Berisha ka postuar videon me audiopërgjimit në facebook dhe shkruan se Edi Rama së bashku me vëllain e tij Olsi Rama, duan të marrin nën kontroll edhe FSHF-në.

“Super Skandal! Një përgjim që bën autopsinë e narkoshtetit! Kreu i Meduzës së bashku me Olsin, kërkon të marrë nën kontroll edhe FSHF dhe të vendos pushtetin absolut! Lal plehu konfirmon SPAK-un si vegël të partisë se krimit! Nga përgjimi del se Lal Plehu në mbledhje përdori një fjalor të ndyrë prej halabaku!” – shkruan Berisha.

Ndër të tjera, duke iu referuar fjalëve të Veliajt, Berisha thotë se kreu i bashkisë konfirmoi me gojën e tij se kontrollon drejtësinë dhe SPAK-un.

“Miq, mediat publikuan një përgjim të një takimi të fshehtë, të zhvilluar dje të Lal Plehut në të cilin ai ka pohuar me gojën e vet para anëtarëve të shoqatës së futbollit “Tirana” se e kontrollon ai drejtësinë dhe prokurorinë speciale SPAK. Ne takim ai deklaron:

“Jo UEFA e FIFA të zbresë, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Tani edhe në rastë se duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot, sepse nuk tërhiqen agjencitë që janë vënë në livizje, prokuroria është vënë në lëvizje”, – thotë mes të tjerash Veliaj, që implikon veten edhe më rëndë, duke u shprehur si më poshtë:

“Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll”

Në vazhdim përgjimi nxjerrë të gjithë fjalorin e ndyrë prej rrugaçi ordiner që përdor në takim Lal Plehut:

“Po mirë mër Sul (i drejtohet ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të mirënjohur, Sulejman Mema, i cili është aktualisht kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë), që qesh me mu tani, po si ka mundësi që j’ua ka marrë dinjitetin, j’ua ka marrë burrërinë, si mund t’i presi robi k*qet dhe të sillesh si rrote k***, duke qenë çun futbolli tërë jetën?” – thote Lal Plehu, qytetari i parë në fakt horri i parë me kollare i Tiranës” – shkruan Berisha në facebook.